Meta-Klosi në “Shtëpinë e Ngjyrave”: Më shumë qendra për fëmijët në situatë rruge

828
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u ka premtuar fëmijëve nisma të tjera për të drejtat e e tyre. Pasi vizitoi qendrën ditore për fëmijë “Shtëpia e Ngjyrave” dhe zyrat e Linjës Kombëtare të Këshillimit të Fëmijëve “ALO 116”, kryeparlamentari tha se si politika ashtu edhe shoqëria duhet të angazhohen për të sjellë shpresë për të ardhmen.
Meta: Do të ndërmarrim edhe nisma të tjera edhe si grupi parlamentar për të drejtat e fëmijëve edhe si Kuvend edhe si qeveri, përgëzoj angazhimin e veçantë të ministrit Klosi. Rritja e përgjegjësisë sociale është një prioritet për të gjitha institucionet tona, por do të jetë për të gjithë shoqërinë tonë
Ndërsa ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi u shpreh se kushdo që shikon një femijë në situate rruge duhet ta lidhë ate me qendrat sociale.
Klosi: Pa dyshim forcohet nevoja e ndryshimit të ligjit për mbrojtje të të drejtave të fëmijëve për të kuptuar më mirë përgjegjësitë e gjithësecilit, por në radhë të parë edhe përgjegjësitë e shoqërisë për të treguar në rastet e një fëmijë në situatë rruge apo kur shikojmë apo kur kuptojmë që një familje është e pamundur që të mbajë fëmijët e saj.
Në qendrën Shtepia e Ngjyrave numri total i femijëve qe marrin perkujdesjen sociale brenda nje viti shkon ne 500.
Sigal