Mbytja e 17-vjeçarit në Këlcyrë, dalin rezultatet e autopsisë

188

Ka dalë autopsia për trupin e 17-vjeçarit, i cili u gjet i vdekur pas katër ditësh nga familjarët e tij, pranë urës se Dragotit.

Panorama mëson se, sipas autopsisë, trupi i viktimës nuk ka shenja dhune, por vetëm shenja mbytje.

Viktima me pantallona te shkurtra dhe shoku i tij, ku dyshon familja, personi me tatuazhe
Viktima me pantallona te shkurtra dhe shoku i tij, personi me tatuazhe

Pas gjetjes së trupi, familja dyshoi tek shoku i të ndjerit, Egli Dosti rreth 25 vjeç, një ish-ushtar me pagesë, i akuzuar për dezertim, por në dëshminë e tij, ky i fundit ka treguar se kishin pirë dhe se kishin dashur të kalonin lumin, por kishin rënë në ujë.

“kishim pirë dhe donim të kalonim lumin. E mora Matian në kurriz, por u rrëzuam të dy në ujë. Më pas atë e mori rrjedha dhe unë u largova nga frika në Sarandë.