Raportohen dy shpërthime të fuqishme në Elbasan, ja detajet e para

186
Sigal

Dy shpërthime të fuqishme u dëgjuan rreth orës 20:00 në ambientet e ish-kombinatit Metalurgjik më Elbasan. Shpërthimet e zhurmshme sipas banorëve të zonës industriale të ish-Metalurgjikut ishin të njëpasnjëshme dhe ndodhën në harkun e tri minutave.

Nga burimet bëhet me dije se shpërthimet u lokalizuan në zonën ku ndodhen furrat e shkrirjes. Nga shpërthimet nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale dhe thyerje të xhamave të disa kompanive industriale. Incidente të tilla në zonën industriale të ish Metalurgjikut janë të shpeshta dhe mjaft herë edhe me pasoja. Pas incidentit në vendngjarje ka shkuar policia por ende nuk ka një njoftim zyrtar për incidentet e ndodhura.

Vijon..