Mashtrimi me ilaçet, burg për drejtorin teknik të 4 farmacive private

574
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Hysni Roçin, drejtorin teknik të 4 farmacive private. Roçi dyshohet se është i përfshirë në një skemë mashtrimi me ilaçet. Skandali me rimbursimin e ilaçeve kap vlerën e 56 milionë lekëve, ndërsa në skemën mashtruese të ilaçeve ishin të përfshira 4 farmaci private.
Sipas dosjes së prokurorisë, më 13 qershor 2014, administratori i farmacisë Lundër, shtetasi Hysni Roci, ka depozituar kërkesën për lidhjen e kontratës me Drejtorinë Rajonale të Fondit si dhe ka depozituar formularin e vetëdeklarimit, kopjen e noterizuar të licencës së ushtrimit të profesionit, certifikatën e regjistrimit tatimor, kopjen e gentplanit të farmacisë dhe kopjen e noterizuar të anëtarësimit tek Urdhri i Farmacistit. 
Ndër dokumentet e tjera është dorëzuar dhe inventari i gjendjes fizike të barnave dhe lista me barnat që rimbursohen. Brenda asaj date është nënshkruar kontrata tip F 2014, ku ndodhej nënshkrimi i Rocit si pronar, i Mimoza Tufit si drejtuese teknike dhe për Drejtorinë Rajonale nga titullari Pjerin Xhuvani. 
Sigal