Maltin Korkuti: “Credins Bank”, institucion ambicioz në zhvillim

730
Sigal

 

Gazeta Telegraf/

Intervista – Flet për revistën “Bankieri”, Drejtori i Përgjithshëm

 

 Në një vështrim të përgjithshëm,
si e vlerësoni ecurinë e derisotme të “Credins Bank”?

“Credins Bank”, në fund të 6 mujorit të parë të 2016, u rendit banka e
tretë më e madhe në vend për hua, depozita dhe aktive. Këta tregues na bëjnë të
ndjehemi krenarë që, në një hark kohor kaq të shkurtër, që nga hapja e degës së
parë në 2003, jemi shndërruar në një lider të tregut bankar dhe financiar shqiptar.
Sot “Credins Bank” ka 57 degë në të gjithë Shqipërinë dhe gëzon besimin e rreth
250.000 klientëve, të cilëve ju shërbehet me përkushtim nga një staf prej 796
punonjësish. Ne kemi një vizion të qartë se ku e shikojmë bankën në të ardhmen,
një strategji për ta arritur atë si dhe parime pune të mirë-përcaktuara, të cilat
do të na ndihmojnë të arrijmë objektivat tona. Në këto 13 vite veprimtari,
banka ka arritur të krijojë një biznes të suksesshëm dhe fitimprurës. Banka ka
qenë fitimprurëse që në vitin e dytë të operimit dhe ka rritur në mënyrë të
vazhdueshme pjesën e saj të tregut, në të gjitha fushat dhe veprimtaritë. Ne
jemi rritur vrullshëm dhe shpejt, por kjo nuk na ka penguar që të ndërtojmë një
qeverisje koorporative efektive, në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare,
një sistem kontrolli dhe procedura që sigurojnë zhvillimin tonë të qëndrueshëm.
Jam i bindur se kemi ndërtuar dhe certifikuar një sistem funksional dhe të besueshëm
të menaxhimit të rrezikut dhe të kontrollit të veprimtarisë së bankës, në të
gjitha nivelet.

 

Në kontekstin e zhvillimeve ekonomike
dhe ato financiare në Shqipëri, cili mendoni se është tipari i fortë dallues i “Credins
Bank”, që i ka mundësuar asaj të rritet me këto ritme, brenda sistemit
financiar shqiptar?

“Credins Bank” lindi si një nismë shqiptare, me ambicien për të kontribuar
në mbështetjen e zhvillimit të bizneseve dhe familjeve shqiptare. Ne e ndërtuam
bankën si një institucion, i cili do të mbështeste njerëzit, idetë,
teknologjinë dhe bizneset shqiptare me një gamë të plotë produktesh dhe shërbimesh,
në mënyrë që të arrinin objektivat e tyre financiare. “Credins Bank” do të jetë
gjithnjë një bankë lider në treg, kjo jo vetëm se ne punojmë për të qenë të
tillë, por dhe sepse klientët tanë na e kërkojnë të jemi të parët në futjen në
tregun shqiptar (të produkteve më të përparuara financiare. Njohja e klientit
dhe parapritja e nevojave të tij me zgjidhje të qëndrueshme financiare është
sfida jonë e përditshme. Banka ka një pozitë shumë të fortë në segmentin e
biznesit “koorporatë”, me diversifikim të portofolit në të gjithë
sektorët strategjikë, si: energji, transport, ndërtim, komunikacion, industri
minerare, shërbime, e kështu me radhë. Stafi ynë i profesionistëve ka njohje
shumë të mirë të tregut në fushën e biznesit, rrezikut si dhe zhvillimet e
pritshme në të ardhmen dhe kjo është një levë e fuqishme në zhvillimin tonë. Ne
gjithashtu kemi një Këshill Drejtues aktiv dhe mbështetës në nismat që
ndërmarrim. Koha është një faktor kyç në arritjen e suksesit, prandaj në mënyrën
tonë të menaxhimit të bankës dhe marrëdhënien që vendosim me klientin, i japim
rëndësi të veçantë vendim-marrjes në kohën e duhur. “Credins Bank” njihet në
treg për marrëdhënien e drejtpërdrejtë dhe shërbimin e fokusuar te klienti.
Slogani ynë: “Ne flasim gjuhën tuaj” është pjesë e kulturës së
përditshme të punës për çdo punonjës në “Credins Bank”. Besimi që kemi se
shërbimi cilësor ndaj klientit është thelbi i një marrëdhënie afatgjatë, na ka
bërë që të investojmë në sisteme teknologjike, por dhe në know-how, për
përgatitjen e një stafi që dallon për mënyrën se si përkujdeset për klientin. “Credins
Bank” ka një tipar të theksuar social, një bankë që kontribuon për komunitetin.
Vitin e kaluar, ne patëm 79 veprimtari të përgjegjshmërisë sociale dhe në gjysmën
e parë të këtij viti më shumë se 35. Besoj se dhe ky aspekt na ndihmon në
rritjen tonë.

 

Sa strategjik është për bankën
tuaj novacioni i shërbimeve bankare (bankingu digjital, nëpërmjet internetit,
online etj., shërbimet e sigurisë bankare, etj.) dhe si po i zbaton ato banka
juaj? Cilat janë disa prej këtyre risive?

 

Novacioni i shërbimeve ka qenë, që në krijimin e bankës, prioritet i
zhvillimit tonë. Në tregun bankar, “Credins Bank| ka sjellë risi, të tilla si:
Karta c Parapaguar, e-commerce dhe Credins online. Credins Bank ka mundësuar për
shumë institucione shtetërore mbledhjen e pagesave përmes portalit e-Albania.
Ne jemi sot anëtarë me të; drejta të plota të rrjeteve VISA dhe Mastercard.
Ndërkohë që me VISA kemi vite që operojmë, me Mastercard, që do të jetë aktive
brenda vitit, do të ofrojmë teknologjinë “contact- less”. Gjithashtu,
për herë të parë do lë hidhen në treg kartat Mastercard World, që e fusin
klientin shqiptar në një botë privilegjesh, të ofruar në kuadër të programit
“World”. Këto opsione të përparuara i përzgjodhëm, sepse besojmë se
investimi në produkte teknologjikisht të përparuara, na siguron dhe përparësi
konkurruese në treg. Në frymën e risive që “Credins Bank” ka sjellë në bankë,
kanë qenë dhe bashkëpunimet me “SICRED” për fondin e pensionit, apo së fundmi
me “CREDINS INVEST” për fondin e investimit “CREDINS PREMIUM”.

 

Si i vlerësoni zhvillimet
aktuale në sistemin financiar shqiptar dhe cilat janë sfidat e tij në të ardhmen?

 

Sistemi financiar shqiptar mbetet një motor i rëndësishëm për çuarjen
përpara të ekonomisë shqiptare, megjithatë, sistemi, por në veçanti bankat, po
vuajnë nga vonesat në aprovimin e ligjit të falimentit. Nga ana tjetër, ndryshimet
e shpeshta ligjore kërkojnë ndërhyrje dhe investime të rëndësishme. Dëshiroj të
përmend që, vitin e kaluar sistemi bankar ka qenë subjekt i 42 akteve ligjore,
të cilat kanë prodhuar 67 ndryshime rregullatorë në bankë, kryesisht në
departamentet e financës dhe të rrezikut. Sistemi financiar po zgjerohet me
aktorë të rinj në treg: institucione jo-banka, operator celularë, fonde për
mikro-kredi, etj.. Të gjitha këto e bëjnë sistemin me kompleks dhe konkurrues.
Zhvillimi i shpejtë i produkteve digjitale financiare kërkon në përgjithësi
investime të rëndësishme në teknologji, sisteme sigurie, trajnime dhe
partneritete që kërkojnë kohë për zbatim, vullnet dhe energji.

 

Nisur nga e sotmja, ku e shikoni
të pozicionuar “Credins Bank” brenda sistemit bankar shqiptar, lidhur me shërbimet
dhe produktet që ajo mendohet të ofrojë në të ardhmen e afërt dhe lë largët.

 

“Credins Bank” do të jetë gjithnjë një bankë lider në treg, kjo jo
vetëm se ne punojmë për të qenë të tillë, por dhe sepse klientët tanë na e
kërkojnë të jemi të parët në futjen në tregun shqiptar të produkteve më të
përparuara financiare. Njohja e klientit dhe parapritja e nevojave të tij me
zgjidhje të qëndrueshme financiare është sfida jonë e përditshme. Në fillim të
vitit 2016, “Credins Bank” u vendos në selinë e re qendrore, në rrugën
“Vaso Pasha”, ku dhe operon dega e parë pa shërbime cash, një degë që
dëshmon për ambicien tonë për të ofruar gjithnjë e më shumë një teknologji të
përparuar në shërbime. Në qershor të këtij viti AMF licencoi “CREDINS INVEST”,
ku ne jemi aksionerë me 76 %. Përmes “CREDINS INVEST” u ofrohen klientëve shqiptarë
alternativa të reja investimi, përmes një menaxhimi profesional të fondeve;
gjithashtu ne po ndjekim me interes zhvillimet për bursën, e padyshim do të
kemi produkte të reja në këtë fushë.

“Credins Bank” është aktualisht e fokusuar në zhvillimin e klientëve
SME, Mikro dhe Agro e në këtë fushë po ndërtojmë dhe partneritete lokale c
ndërkombëtare. Ne synojmë të vazhdojmë gjithashtu të investojmë te njerëzit
tanë dhe në ekspertizën e tyre, në dobi të klientëve tanë. Vizioni ynë është të
mbetemi një bankë e suksesshme, e besuar, zgjedhja numër një për klientët
shqiptarë. Zgjerimi ynë i shërben klientëve tanë, për të zgjeruar dhe
diversifikuar portofolin e tyre financiar, për kursimet, pensionet apo
produktet e investimeve.