“Made in Albania”, Panariti: Vaji i ullirit kërkohet dhe nga tregu aziatik

64
Eksporti i vajit të ullirit po njeh gjithmonë e më shumë kërkesa në tregjet e huaja. Gjatë një vizite në një fabrikë të prodhimit të vajit të ullirit në Fier, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, deklaroi se tashmë për këtë produkt ka kërkesa nga Kina, Hong Kongu dhe nga Rusia.
Edomond Panariti: “Vaji i ullirit ‘Made in Albania’ përveç vendeve të Europës tashmë po kërkohet edhe në tregjet aziatike dhe Rusi.
Ministri i deklaroi se kjo ka ardhur pas modernizimit të linjave të prodhimit për këtë produkt.
Edmond Panariti: “Tashmë fabrikat e prodhimit të vajit bëjnë kontrata paraprake me fermerët për blerjen e ullirit duke sjellë një treg të sigurt për prodhuesit e ullirit”.
Minsitri i Bujqësisë Edmond Panariti i shoqëruar dhe nga deputeti i LSI-së në Fier Robert Bitri kanë vizituar disa linja të prodhimit të vajit, prodhimit të salcës dhe konservimit të prodhimeve bujqësore.