Sigal

Mesditën e sotme policia godet një grup i cili shpërndante droga të forta në qytetin e Lushnjes. Nga operacioni i koduar “Louse” raportohet se janë arrestuar 3 shtetas në flagrancë.

Sipas njoftimit të policisë në pranga janë vënë shtetasit: Ervis Çoku, 34 vjeç, Erjon Çoku, 39 vjeç, Ervin Kiptiu, 38 vjeç. Që të tre banues në Lushnje.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet e frekuentuara nga personat e lartpërmendur janë gjetur dhe sekuestruar: 30 doza me lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, një sasi lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, një armë zjarri e tipit pistoletë zastava, një krehër me 8 copë fishekë.

Njoftimi i policisë

Policia godet 1 grup i cili shpërndante droga të forta në qytetin e Lushnjes.

Finalizohet operacioni i koduar “Louse”.

Operacion me metoda proaktive nga Komisariati i Lushnjes, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier dhe Prokuroria Lushnje.

Sekuestrohen 30 doza lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, një sasi me lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe 1 pistoletë me 8 fishekë.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Nga Komisariati i Policisë Lushnje, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Prokurorinë Lushnje, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Louse”.

Pas një hetimi 3 mujor të ndjekur me metodat proaktive nga efektivët e  Komisariatit të Lushnjes, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i tre shtetasve:

1.Ervis Çoku, 34 vjeç. banues në Lushnje.

2.Erjon Çoku, 39 vjeç, banues në Lushnje.

3.Ervin Kiptiu, 38 vjeç, banues në Lushnje.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambjentet e frekuentuara nga personat e lartëpërmendur janë gjetur dhe sekuestruar:

30 doza me lëndë narkotike e dyshuar Heroinë

Një sasi lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Një armë zjarri e tipit pistoletë zastava

Një krëhër me 8 copë fishekë.

Për të tre shtetasit e arrestuar, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

Po vijohet me veprimet e mëtejshme hetimore me qëllim dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale si dhe bashkëpuntorëve të tjerë të perfshirë.