Lirimi i hapësirave publike, IKMT aksion në segmentin Kashar-Durrës

593
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon operacionin në rrugët kombëtare për prishjen e objekteve pa leje dhe lirimin e hapësirave të zëna.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, IKMT sqaron se ka operuar në segmentin Kashar-Durrës, ku janë evidentuar një numër i konsiderueshëm objektesh pa leje.
IKMT ka nisur ndërhyrjen duke prishur deri në këtë orë dhjetë të tilla, ndërkohë që operacioni është duke vijuar. Objektet janë të ndryshme, konstruksione metalike, shtesa, apo rrethime.
IKMT merr përsipër edhe pastrimin e inerteve pas prishjes së këtyre objekteve, duke bërë të mundur, ndërhyrjen e institucioneve të tjera për rehabilitimin e hapësirave.
Sigal