Mjeti del nga rruga, plagoset pasagjerja

21
Sigal

Një aksident me një të plagosur është regjistruar mesditën e së mërkurës në aksin Korçë-Dardhë.

Sipas policisë drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe makina ka dalë nga rruga.

E., K., pasagjere ka mbetur e plagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 23.05.2024, rreth orës 13:35, në aksin rrugor “Korçë-Dardhë”, pranë pistës së skive, shtetasi Xh. K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar shtetasja E. K., pasagjere në mjet, e cila u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.