Ligji i peshkimit në funksion të mbrojtjes së gjallesave detare

584
Ligj i peshkimit rregullon veprimtarinë e tij në tërësi siguron mbrojtjen e gjallesave detare dhe të ujërave të brendshme, nëpërmjet nxitjes së zhvillimit të qëndrueshëm në aktivitetin në hapësirën detare dhe në ujërat e brendshme të Republikës së Shqipërisë. 
Ky ligj siguron shfrytëzimin racional dhe të përgjegjshëm të burimeve biologjike të ujërave të brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe atyre detare; përcakton rregullat për menaxhimin dhe bashkëmenaxhimin e sektorit të peshkimit nëpërmjet përfshirjes së komuniteteve përkatëse në proceset e vendimmarrjes; përcakton masat e ruajtjes, që garantojnë mbrojtjen e burimeve biologjike detare dhe ujërave të brendshme; nxitjen dhe përkrahjen e kërkimit shkencor e teknologjik dhe grumbullimit të të dhënave në peshkim. 
Gjithashtu, siguron dhe menaxhon portet e qendrave të peshkimit dhe hartimin e sigurimin e një politike strukturore, me qëllim ristrukturimin e sektorit të peshkimit, sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit, forcimin e konkurrencës e zhvillimit ekonomikisht të vlefshëm të subjekteve të peshkimit, rigjallërimin e zonave që varen nga peshkimi, si dhe përmirësimin e furnizimit të tregut dhe rritjen e vlerës së prodhimit.

Fusha e zbatimit 

Këtij ligji u nënshtrohen: 
a) Shtetasit shqiptarë dhe të huaj që kërkojnë të ushtrojnë apo që ushtrojnë aktivitet peshkimi në hapësirën detare dhe ujërat e brendshme të Republikës së Shqipërisë. 
b) Mjetet lundruese shqiptare dhe ato të huaja që kërkojnë të ushtrojnë apo ushtrojnë aktivitet peshkimi në hapësirën detare të Republikës së Shqipërisë. 
c) Veprimtaritë e anijeve të peshkimit me flamur shqiptar, të cilat veprojnë në ujërat e vendeve të tjera dhe në det të hapur, pa paragjykuar dispozitat e veçanta të marrëveshjeve të peshkimit, të ratifikuara ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe një vendi tjetër, ose të konventave ndërkombëtare, ku Republika e Shqipërisë është palë. 
ç) Të gjitha veprimtaritë e peshkimit që zhvillohen në territorin e Republikës së Shqipërisë. 

Menaxhimi i qëndrueshëm i mjedisit ujor dhe gjallesave të tyre 

1. Shfrytëzimi, në harmoni me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, mjedisor dhe social, i burimeve të gjallesave të ujërave detare dhe ujërave të brendshme duhet të arrihet nëpërmjet: 
a) zbatimit, në mënyrë të kujdesshme, të masave që synojnë mbrojtjen dhe konservimin e burimeve të gjallesave ujore, duke ruajtur diversitetin biologjik; 
b) minimizimit të ndikimit të aktivitetit të peshkimit në ekosistemin ujor; 
c) zbatimit të një qasjeje me kujdesin maksimal për ruajtjen e ekosistemit gjatë ushtrimit të aktivitetit të peshkimit; 
ç) zbatimit të përpiktë dhe racional të aktivitetit të peshkimit, në kuadër të një sektori peshkimi konkurrues dhe ekonomikisht të vlefshëm, duke u mundësuar një standard të drejtë jetese personave që ushtrojnë aktivitetin e peshkimit, si dhe nëpërmjet marrjes në konsideratë të interesave të konsumatorëve; 
d) zbatimit të qasjes së kujdesshme ndaj menaxhimit të peshkimit, nëpërmjet marrjes së masave menaxhuese për konservimin dhe mbrojtjen e llojeve objekt peshkimi, shoqëruese apo të varura, dhe llojeve jo objekt peshkimi, dhe mjedisit të tyre, pavarësisht se mund të mos ketë një informacion të mjaftueshëm shkencor për to; 
dh) vendosjes së parimeve të zhvillimit të aktiviteteve të përgjegjshme të peshkimit; e) marrjes parasysh të mendimit të institucioneve shkencore të specializuara gjatë procesit të vendimmarrjes prej autoriteteve kompetente. 
2. Përfshirja e institucioneve të tjera në marrjen dhe zbatimin e masave menaxhuese të burimeve të gjallesave miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave. 
Mbrojtja e gjallesave ujore 
Peshqit dhe organizmat e tjerë ujorë mbrohen prej kërcënimeve, që lidhen me mjedisin e tyre të domosdoshëm të rritjes, si dhe prej mbishfrytëzimit, nëpërmjet zbatimit të masave që synojnë ruajtjen e biodiversitetit ujor, potencialeve riprodhuese bioekologjike, si dhe kushteve të mjedisit. 

Masat për mbrojtjen e biodiversitetit dhe kushteve mjedisore 

Masat për mbrojtjen e biodiversitetit dhe kushteve mjedisore synojnë: 
a) ndalimin e hedhjeve apo drenazhimin e mbeturinave të lëngshme apo të ngurta që burojnë nga prodhimi apo përpunimi i cilitdo material apo çfarëdo lloj energjie, që ka efekte negative në cilësinë e mjedisit ujor; 
b) ndalimin e ripopullimit, lëshimit të llojeve të peshkut, joindigjene, dhe/ose organizmave të tjerë ujorë, llojeve të peshkut të modifikuara gjenetikisht ose organizmave të tjerë në det dhe ujërat e brendshme, pa marrë më parë autorizimin për kryerjen e këtij veprimi prej organit kompetent; 
c) ndalimin e aktiviteteve nënujore që synojnë peshkimin në vende ku nuk është marrë më parë leje prej autoritetit menaxhues përgjegjës me ligj, sikurse është përcaktuar në këtë ligj; 
ç) ndalimin e peshkimit, zënies dhe tregtimit të llojeve të mbrojtura të peshkut dhe organizmave të tjerë ujorë. 

Llojet e peshqve objekt peshkimi 

1. Lloji i peshkut apo grupet e llojeve të peshkut që peshkohen/zihen në det dhe në ujërat e brendshme, si dhe zonat respektive të peshkimit, me qëllim sigurimin dhe përmirësimin e zhvillimit të qëndrueshëm në mjedisin ujor, miratohen me rregullore nga ministri. 
2. Rregullorja e parashikuar në pikën 1 të këtij neni përmban edhe:a) emrin shqip dhe shkencor të llojeve të peshkut;b) koordinatat gjeografike të zonës së peshkimit;c) të dhëna të tjera, të cilat janë të rëndësishme për menaxhimin e llojeve të
peshkut në përputhje me këtë ligj. 

Llojet e mbrojtura të peshkut dhe organizmave të tjerë ujorë 

Lista e llojeve të mbrojtura të peshkut dhe organizmave të tjerë ujorë, përfshirë këtu llojet anadrome dhe ato katadrome, miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave. 

Mbrojtja e të vegjëlve dhe e organizmave të tjerë ujorë, si dhe dimensionet minimale të peshkut 

Dimensionet minimale të peshkut e të organizmave të tjerë ujorë, përfshirë llojet anadrome dhe katadrome, në përputhje me të cilat ndalohet zënia, mbajtja në bord, transitimi në barkë e anije, zbarkimi qëllimisht dhe hedhja në treg apo për konsum e tyre, miratohen me rregullore të veçantë nga ministri. 
Pavarësisht nga sa parashikohet në pikën 1 të këtij neni, ministri mund të lejojë kapjen e të vegjëlve, llojeve të peshkut dhe organizmave të tjerë ujorë të paaftë për t’u riprodhuar gjatë një afati të caktuar dhe me pajisje të caktuara peshkimi, me qëllim ripopullimin për mbrojtjen e llojit dhe aktivitetet kërkimore. 

Zonat e mbrojtura të peshkimit 

Zonat e mbrojtura të peshkimit miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave. 
Në vendimin e Këshillit të Ministrave pasqyrohet marrja e mendimeve dhe konsultimi me institucionet shkencore të specializuara në fushën e peshkimit, të mjedisit, si dhe konsultimi me grupet e interesit, në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi. 
Në rastet kur zona e mbrojtur e peshkimit ndikon ose mund të ndikojë aktivitetin e peshkimit të një apo më shumë vendeve, me të cilat Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje ndërkombëtare, ministria njofton dhe merr miratimin e autoriteteve të vendit/vendeve, palë në marrëveshje, apo të një autoriteti tjetër, të parashikuar në marrëveshje, dhe mbikëqyr zbatimin e saj përpara përcaktimit dhe shpalljes së zonës së mbrojtur të peshkimit. 

Zonat e tjera ku ndalohet peshkimi 

1. Me qëllim mbrojtjen e riprodhimit natyror të peshqve detarë dhe të ujërave të brendshme dhe të të vegjëlve, si dhe të organizmave të tjerë ujorë, ministri urdhëron ndalimin e peshkimit për periudha kohe të caktuara. 
2. Urdhri për ndalimin e peshkimit përcakton:a) llojet ose grupllojet e peshkut dhe organizmave të tjerë detarë, peshkimi i të
cilave ndalohet; 
b) koordinatat gjeografike të zonës së ndaluar; 
c) ditën e fillimit dhe të përfundimit të sezonit; 
ç) masat për mbrojtjen dhe promovimin e peshkimit, pas konsultimit edhe me 
institucionet shkencore dhe grupet e interesit. 
3. Pavarësisht nga sa parashikohet në pikën 2 të këtij neni, ministri lejon, në raste të veçanta dhe në kushte të caktuara, fillimin e peshkimit për: 
a) të vegjlit; 
b) llojet e peshkut dhe organizmave të tjerë ujorë, jo në gjendje për t’u 
riprodhuar, në zona të caktuara; c) kohëzgjatje të caktuara dhe për përdorimin e pajisjeve të caktuara të peshkimit, me qëllim aktivitetet kërkimore apo ripopulluese. 

Mbrojtja nga mbipeshkimi 

Për të mbrojtur llojet e veçanta të peshkut e të organizmave të tjerë detarë dhe të ujërave të brendshme nga mbipeshkimi, ministri vendos: 
a) të deklarojë mbylljen e sezonit dhe/ose të ndalojë përdorimin e veglave dhe mjeteve të caktuara për peshkimin tregtar apo çlodhës -argëtues; 
b) të përcaktojë karakteristikat kryesore, konstruktive dhe teknike, metodat e përdorimin, kohën dhe qëllimin e përdorimit të llojeve specifike të veglave e të pajisjeve të peshkimit tregtar dhe çlodhës -argëtues; 
c) të përcaktojë madhësinë që duhet të ketë peshku dhe organizmat e tjerë ujorë, në përputhje me parashikimet e pikës 1 të nenit 10 të këtij ligji. 

Ndalimet në peshkim dhe në zonat e veçanta

Ndalohen zënia, mbledhja dhe/apo tregtia e peshkut dhe organizmave të tjerë ujorë me eksplozivë, substanca kimike ose çdo mënyrë tjetër që vret, intoksikon apo i helmon ato. 
Ndalohet mbajtja në breg e eksplozivëve apo substancave kimike që vrasin, helmojnë apo intoksikojnë peshkun dhe organizmat e tjerë ujorë. 
3. Ndalohen përdorimi dhe mbajtja në bord e:a) substancave toksike, narkotike dhe gërryese;b) pajisjeve që gjenerojnë shkarkime elektrike;c) eksplozivëve;ç) substancave që, nëse bashkohen së bashku, mund të shpërthejnë;d) mjeteve me tërheqje, kryqeve të Shën-Andreas apo pajisjeve të ngjashme me
to, që përdoren për mbledhjen e koralit të kuq dhe llojeve të tjera të koraleve apo organizmave të tjerë të ngjashëm me koralet; dh) çekiçëve pneumatikë ose pajisjeve të tjera me goditje për grumbullimin, sidomos të molusqeve dykapakorë të futur në shkëmb; e) rrjetave fundore mbledhëse me madhësi hapjeje më të vogël se 40 mm për peshkarexha. 
Ndalohet peshkimi në zonën e portit, rrugët e hyrjes, si dhe vendet e ankorimit. 
Ndalohet peshkimi me trata koçe, draga, kurthe, koshilok, trata zalli, trata krahu bregdetare dhe rrjeta të ngjashme në fundet me bimësi, sidomos të Posidonia oceanica dhe fanerogameve të tjera detare. 
Si përjashtim i pikës 5 të këtij neni, lejohet përdorimi i koshilokut, tratave të zallit dhe i rrjetave të ngjashme, në të cilat lartësia totale dhe sjellja gjatë aktivitetit të peshkimit nënkuptojnë që koshiloku, kavoja e plumbit dhe kavot e tërheqjes nuk prekin livadhet. 

Organet konsultative 

Organet konsultative në lidhje me aktivitetin e peshkimit janë: 
a) Komisioni Konsultativ Qendror për Peshkimin dhe Akuakulturën (KKQPA). 
b) Komiteti për Koordinimin e Kërkimit Shkencor, Teknik dhe Ekonomik (KKKSHTE). 

Përcaktimi i llojeve të peshkimit 

Llojet e peshikimit janë:a) peshkim tregtar;b) peshkim çlodhës-argëtues;c) peshkim për qëllime studimore dhe shkencore.

Llojet e peshkimit tregtar 

Peshkimi tregtar përbëhet nga peshkimi tregtar profesional dhe peshkim tregtar artizanal. 
Qëllimi, karakteristikat teknike dhe sasia e veglave dhe e pajisjeve të peshkimit që lejohen të përdoren në peshkimin tregtar përcaktohen me rregullore të miratuara nga ministri. 
Peshkimi jashtë ujërave territoriale 
Peshkimi jashtë ujërave territoriale të Republikës së Shqipërisë bëhet me autorizim të veçantë të Ministrit. 

Ndalimi i peshkimit të disa llojeve të organizmave ujorë 

1. Ndalohen peshkimi, mbajtja në bord, transitimi në barkë dhe anije, zbarkimi i qëllimtë dhe hedhja në treg ose për konsum, në çdo periudhë, zonë e me çfarëdo lloj mjeti a pajisjeje i këtyre organizmave ujorë: 
a) Korani i lumit -Salmo letnica lumi; 
b) Blini -Acipenser sturio; 
c) Peshkaqenët -Cetorhinus maximus, Carcharodon carcharias; 
ç) Lopa e detit -Mobula mobular; 
d) Gurëshpuesi (dateri) -Lithophaga lithophaga; 
dh) Koralet (Corallium spp.); 
e) Gjitarët e detit; 
ë) Breshkat e detit; 
Lloje të tjera që mund të identifikohen si të rrezikuara, i shtohen kësaj liste me vendim të Këshillit të Ministrave. 
2. Ministri, me autorizim të veçantë, lejon peshkimin e organizmave ujorë, të parashikuar në pikën 1 të këtij neni, vetëm për qëllime studimore e shkencore. 

Peshkimi çlodhës -argëtues 

Peshkimi çlodhës -argëtues konsiston në zënien/mbledhjen e një sasie peshku dhe organizmash të tjerë ujorë, nëpërmjet përdorimit të veglave dhe pajisjeve të lejuara për peshkimin çlodhës -argëtues dhe që nuk ka për qëllim final shitjen/shkëmbimin apo tregtimin e peshkut. 
Në asnjë rast dhe për asnjë arsye, ushtrimi i peshkimit çlodhës -argëtues nuk duhet të ndërhyjë, të pengojë, të rrezikojë apo të vështirësojë peshkimin tregtar. 

Kategoritë e peshkimit çlodhës -argëtues 

Peshkimi çlodhës -argëtues ndahet në tri kategori të veçanta, si më poshtë: 
a) Peshkim amator, peshkim i kohës së lirë, me grepa ose mjete të tjera, peshkimi jotregtar, i paorganizuar i palidhur me ngjarje ose gara të përcaktuara, pa mjete lundruese. 
b) Peshkim sportiv, peshkim i organizuar që përfshin garimin e lirë midis peshkatarëve për të zënë individin (peshkun) më të madh të disa llojeve, numrin më të madh të individëve ose peshën më të madhe të përgjithshme në varësi të rregullave të çdo gare të veçantë. 
c) Peshkim turistik, peshkim i kryer nga peshkatarë profesionistë ose nga profesionistë të peshkimit çlodhës, të konsideruar si palë e tretë, e cila organizon ekspeditat e peshkimit. 

Ndalimet në peshkimin çlodhës -argëtues 

Gjatë ushtrimit të aktivitetit të peshkimit çlodhës -argëtues ndalohen: 
a) peshkimi gjatë periudhës nga perëndimi i diellit deri në agim; 
b) peshkimi me pushkë nënujore prej personave nën 16 vjeç; 
c) shitja e peshkut të kapur gjatë këtij aktiviteti. 

Kontrolli i autorizimeve për peshkimin çlodhës -argëtues 

Shoqatat kombëtare të peshkimit çlodhës -argëtues (degët e tyre në qarqe), autoriteti përgjegjës i qeverisjes vendore, si dhe Inspektorati i Peshkimit, bashkërendojnë punën për të kontrolluar zbatimin e kushteve të autorizimit për peshkimin çlodhës -argëtues. 

Kampionatet kombëtare/ndërkombëtare të peshkimit sportiv 

1. Organizimi i kampionateve kombëtare/ndërkombëtare të peshkimit sportiv apo i çdo lloj aktiviteti tjetër konkurrues të organizuar, si dhe kushtet e zhvillimit të tyre miratohen nga ministri. 
2. Sasia e peshkut të kapur gjatë këtyre aktiviteteve nuk mund të limitohet. 

E drejta e peshkimit në ujërat e brendshme 

E drejta e peshkimit në ujërat e brendshme fitohet nëpërmjet konkurrimit publik. 
Kur aktiviteti i peshkimit ushtrohet në ujëmbledhësit e bujqësisë, që përdoren për ujitje nga ministria përgjegjëse e bujqësisë, si dhe komunat apo bashkitë, kushtet e së drejtës së peshkimit duhet të garantojnë sigurinë e digave, sipas legjislacionit në fuqi, si dhe sasitë e ujit për ujitje. 
Procedurat e konkurrimit publik përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. 

Ndalimi i aktivitetit të peshkimit në zonën bashkëmenaxhuese 

Plani i bashkëmenaxhimit, siguron që personat që nuk janë anëtarë të organizatave bashkëmenaxhuese përkatëse të mos ushtrojnë: 
a) aktivitet peshkimi apo peshkimi profesional në territorin e zonës bashkëmenaxhuese; 
b) aktivitet peshkimi me pajisje apo teknika të veçanta.