Largohet drejtori i Rrugores, ja kush e zëvendëson

561
Situata e shtuar e aksidenteve me pasojë vdekje në Shqipëri ka bërë që kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako, të ndëshkojë Drejtorin e Policisë Rrugore në këtë institucion. Burime nga policia thanë se Mit’hat Tola është larguar nga detyra që mbante prej më shumë se 1 viti. Kjo është bërë për shkak të numrit të madh të aksidenteve në vend dhe mos marrjen e masave për uljen e tyre. Në vendin e tij është emëruar Ardi Veliu, ish-kreu i komisariatit të Shijakut dhe aktualisht mbante detyrën e drejtorit të Shkollës së Policisë.
Sigal