Ky është i riu nga Lezha që mbeti i plagosur me armë

671
Një plagosje me armë ka ndodhur ditën e sotme në Lezhë. 
Nga se bëhet e ditur, plagosja ka ndodhur në lagjen ‘Gurra’, ku personi me iniciale A.P ka plagosur me armë zjarri në këmbë 32-vjeçarin Vilson Zefin. 
Blutë e Lezhës bëjnë me dije autori i ngjarjes është arratisur, ndërsa janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e tij.
Në momentin e kur është qëlluar I riu, ai ka qenë duke ecur në rrugë, ndërsa për të shpëtuar nga plumbat është fshehur pas një fuoristrade. 
Sigal

Informacion paraprak

Më datë 03.01.2018, rreth orës 12:00, është marrë njoftim nga urgjenca e Spitalit se është sjellë një shtetas i plagosur me armë zjarri, jashtë rrezikut për jetën.
Ku personi me iniciale A.P ka plagosur me armë zjarri në këmbë 32-vjeçarin me iniciale V.Z. 
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku kanë konstatuar se në Lezhë në afërsi të Lagjes “Gurra”, shtetasi A.P., dyshohet se ka plagosur në këmbë me armë zjarri tip pistoletë shtetasi V.Z. 32 vjeç, banues në Lezhë.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit