Tërmet me magnitudë 6.8 në Indonezi

217
Sigal

Një tërmet me magnitudë 6.8 i shkallës Rihter ka goditur rreth orës 22:23 të mbrëmjes së djeshme Indonezinë.

Sipas të dhënave të ESMC epiqendra e tërmetit ka qenë në jug të vendit dhe thellësia ka qenë 10 kilometër.

Deri më tani mediat e huaja nuk kanë raportuar për të lënduar sakaq nuk dihet se cilët kanë qenë dëmet materiale që mund të ketë shkaktuar.

Sipas të dhënave lëkundjet janë ndjerë dhe në Bengkulu e Palembang, të Indonezisë.