OSHEE flet për ngarkesën e fundvitit: Situata u menaxhua me sukses

556
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka deklaruar se investimet e bëra në vitin e shkuar kanë bërë që festat e fundivitit të përballoheshin me sukses.
Kjo, sipas këtij institucioni, u arrit edhe falë zyrës për Kujdesin ndaj Klientit ku u vunë në dispozicion dispeçeritë nëpërmjet së cilës qytetarit i vihej në ndihmë në çdo kohë e ku ishin në krye të detyrës 1800 persona të cilët kanë bërë të mundur menaxhimin e situatës gjatë festave, ku në krahasim me një vit më parë ka pasur përmiresim të situatës.
Sipas OSHEE përmesimi ka qenë rreth 4 herë më i mirë në krahasim me një vit më parë dhe remontet ishin të vendosura sipas standateve europiane, ku u eleminuan risqet për ndërprerjen e energjisë.
Në terren u shpërndanë 400 brigada pune ku u angazhuan në të gjithë vendin për përballimin e difekteve në kohën e festave, periudhë në të cilën edhe konsumi i energjisë ka qenë më i lartë nga abonentët.
Investimet e bëra në infrastrukturë duke shtuar numrin e pajisjeve testuese, sipas OSHEE i kanë paraprirë difekteve të mundshme, ndërkohë që aktualisht për ditën sotme janë 22 mijë konsumatorë që vuajnë mungesën e energjisë nga 45 mijë që ishin në orët e para të mëngjesit.
Sipas Petraq Lika drejtori i Divizionit të Shpërndarjes, janë marrë masa për përballimin e situatave të emergjencës duke bërë të mundur furnizimin e konsumatoreve përmes investimeve afatgjata dhe emergjente, ku OSHEE nëpërmjet fuqizimit të nenstacionit të qendrës ka bërë shperndarje të ngarkesave dhe ky investim ka kushtuar rreth 200 mln euro për një skemë sa më efikase, ku investime janë bërë në gjithë Shqipërinë në linjat e tensionit të lartë, mesëm dhe të ulët.
Sigal