Kush është i plagosur në Elbasan, pronari i një servisi

614
Policia e Elbasanit ka dhënë detajet e para lidhur me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit.
Siç bëhet e ditur, afër kryqëzimit të Cërrikut, është plagosur me pistoletë nga persona ende të paidentifikuar Raif Çaushllari, rreth 23 vjeç, pronar i një motoservisi.
23-vjeçari është qëlluar teksa ai po ecte, ku ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën,
Policia e Elbasanit e mbështetur nga FNSH ka ngritur menjëherë pika kontrolli dhe po krehin zona përreth ku ka ndodhur ngjarja.
Janë shoqëruar disa persona që kanë parë ngjarjen, ndërsa policia sqaron se po punohet me intensitet me grup te posaçëm për zbardhjen e ngjarjes.
Por, siç bëhet e ditur, vëllai i tij është një person me precedentë penalë, megjithatë ende nuk dihen motivet e ngjarjes.
Sigal