Aksident rrugor në Tropojë, përplasen dy makina

377

Një person ka mbetur i plagosur në një aksident rrugor në Tropojë.

Sipas policisë, në kryqëzimin për në fshatin Begaj, janë  përplasur automjeti tip “Golf”, me drejtues shtetasin I.D., me automjetin tip “Pasat”, me drejtues shtetasin G.K.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit “Golf”, i cili po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Tropojës.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.