Kush është biznesmeni shkodran që u arrestua teksa po arratisej nga vendi

145

Një biznesmen nga Shkodra është vënë në prangat e policisë, i akuzuar se prodhonte produkte ushqimore në kundërshtim me ligjin.

Gëzim Bala u kap nga policia teksa tentonte të largohej nga dogana e Muriqanit.

“Vijon operacioni policor i koduar “Fermentimi”, kundër informalitetit, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të prodhimit të produkteve ushqimore.

Kapet dhe ndalohet nga shërbimet e PKK Muriqan pronari i fabrikës i shpallur në kërkim.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në DVP Shkodër u ndalua shtetasi në kërkim Gëzim Bala 61 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër.

Në lagjen “Skënderbeg”, në zonën industriale ish-fermentimi, në punishten e firmës së këtij shtetasi, më datë 16.10.2019 është konstatuar se prodhoheshin përsëri produkte të ndryshme ushqimore në kundërshtim me ligjin, edhe pse e kishte të ndaluar që nga data 28.03.2018 prodhimin e artikujve ushqimorë”, njoftojnë blutë e Shkodrës.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore” dhe “Fshehja e të ardhurave”.