Kultivonte kanabis nën “hundën” e Mbretëreshës së Anglisë, arrestohet shqiptari me dy shokë

60
LONDER- Një 29-vjeçar shqiptar është dënuar sot me 6 muaj burg nga gjykata e Londrës, pasi guxoi të kultivonte kanabis brenda apartamentit të tij, “nën hundën” e Mbretëreshës së Anglisë.
Themi këtë pasi apartamenti i tij ishte vetëm 50 metra larg murit rrethues të Pallatit Mbretëror në Londër, “Buckingham Palace”.
Jetmir Myrtaj u akuzua për kultivimin e dozave të vogla me kanabis sëbashku me dy shqiptarë të tjerë Edriol Shyti dhe Hajri Cjapi, siç raporton nwemail.co.uk. Të tre u dënuan secili me nga 6 muaj burg dhe me dëbim nga Britania e Madhe. Për këtë arsye, nga 12 muaj që do të dënoheshin u dhanë 6 muaj burg.
Gjyqtarja Joanna Korner theksoi gjatë seancës se: “Dënimi juaj do të ishte 12 muaj burg, por për shkak se ju do të deportoheni, do ta reduktoj atë në 6 muaj. E njëjta gjë edhe për bashkëpunëtorët tuaj”,- u shpreh ajo.