Reshje shiu, dëborë dhe temperatura nën zero, moti i acartë rikthehet në fundjavë

218
Sigal

Nëse menduat se dimri iku, e keni gabim. Kjo fundjavë do të rikthejë në vend acarin e dëborën, me temperatura nën zero.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e nesërme parashikohet me reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët.

Në lartësitë mbi 200 metër do të ketë reshje dëbore, ndërsa në mesditë e kryesisht pasdite, reshjet e shiut do të kthehen në reshje dëbore në pjesën më të madhe të territorit, madje edhe në vendet bregdetare.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paralajmëron se ngricat që do të jenë prezente në vend për ditë me radhë