Kukës, sekuestrohet 10 kg kanabis dhe 20 kallëpe eksploviz të fshehur në shpellë

513
Plot 10 kilogramë kanabis të ndara në 12 pako, dhe 20 kallëpe me lëndë plasëse janë gjetur të fshehura në një shpellë në Kukës. Lënda narkotike dhe lënda plasëse u gjetën gjatë një operacioni të policisë në fshatin Bele.

Sipas policisë së Kukësit, pesha totale e lëndës plasëse të sekuestruar është 2 kilogramë.

Në shpellë u gjetën edhe 16 fishekë.
Sigal