Kujdes nga ilegalët!

149
Shoku Mehmet, nuk mund të qëndroj, këtu qenkan të gjithë ilegalë…!
Ngjarja zë vend rreth vitit 1980, kohë kur ishin shpartalluar shumë nga figurat e njohura të LANÇ. Mjaft gjeneralë shefa shtabi, e deri ministra apo shumë figura të tjera të Luftës e punës kishin përfunduar në “gijotinën” e regjimit, të akuzuar si sabotatorë apo bashkëpunëtorë të armiqve të jashtëm. Në këtë periudhë kohe, një nga figurat më të rëndësishme të LANÇ, dhe të kohës, Mehmet Shehu, Kryeministri i vendit, njëherazi i Ministër i Mbrojtjes kishte shkuar për vizitë në një nga fshatrat e Labërisë. Gjatë takimit me banorët, i kishte rënë në sy një nga partizanët trima e të zgjuar të ish-Brigadës së Parë të LANÇ, ku M. Shehu ishte komandant. Kryeministri , kishte kohë pa e parë ish-partizanin trim e të zgjuar, që shkurt e thërrisnin Xhelo. Pasi u përshëndetën me mall, e folën dy a tri fjalë, ish-komandanti, tashmë kryeministër, i drejtohet ish-partizanit Xhelo me fjalët: “Ç’bën këtu ti Xhelo? Duhet t’më kishte takuar më parë! Boll, ti duhet të vish në Tiranë, aty do çmallesh edhe me mjaft nga shokët e Luftës”. -Pooo, unë, veç Luftës, unë kam qenë edhe në hekurudhë shoku Mehmet, kam punuar edhe për ndërtimin e vendit- tha i ndrojtur veterani Xhelo…

“Ditën e enjte – vazhdoj shoku Mehmet, po të pres në zyrë, në Kryeministri , do pimë një kafe, dha më pas me një nga shoqëruesit e mi do vizitosh të gjitha ministritë, dhe kur të mbushet mendja do zgjedhësh vetë një vend pune këtu…! Ashtu bëri Xhelo partizani që kishte mbaruar edhe një arsimim të mirë për kohën. Pas tri ditësh mori rrugën për Tiranë. Mbërriti në Kryeministri, ndërkohë që aty ishte dhënë porosia; Nëse vjen një lab me emrin Xhelo, të shoqërohet për të shoku Mehmet. Pasi u takua me shokun Mehmet, Xheloja u nis drejt zyrave të Kryeministrisë, me mall dhe shpresë se aty do gjente disa nga shokët e Brigadës I, partizane. Shko në një zyre, e shko në tjetrën. Ndërsa i paraprinte shoqëruesi komandantit, zyrat hapeshin njëra pas tjetrës si një fletët e një libri me fletë të drunjta. Veterani i Luftës dhe i punës, nuk po i besonte syve. Merrte frymë thellë dhe psherëtinte…! -Vallë ku të jenë shokët, pyeste? Jo, jo, ata nuk janë vrarë të gjithë, ndoshta i kam harruar! Kohë e gjatë- përtypte mendimet që po i jepnin një ndjenjë të fortë trishtimi e dhimbjeje.

– Pa të pyes njëherë, mos i kam, e më kanë harruar, por si do që të jetë, në mos nga Brigadë I, do ketë shok nga brigadat e tjera partizane, e shok, pas shoku do njihemi- mendonte Xhelo trimi.

Pyeti të parin, pyeti të dytin, të tretin e me radhë…! Pyetja ishte e njëjtë për të gjithë: Në cilën brigadë partizane keni luftuar o vëllezër? Po në hekurudhë keni qenë? E njëjtë ishte edhe përgjigja e të pyeturve: Nuk kemi qenë të rreshtuar në brigada partizane, kemi qenë ilegal, edhe ne kemi ndihmuar Luftën. Një ndjenjë e madhe dhimbjeje e kishte pushtuar partizanin Xhelo. Ndërsa i ishte drejtuar zyrës se Mehmetit, pyeste veten; Ç’të ketë ndodhur? Mos janë vrarë të gjithë shokët e idealeve? Këtu paskan ngelur vetëm ilegalët! Shpirtin dhe zemrën ia shtrëngonte një dorë e fortë e padukshme. I dukej vetja si në ëndërr. Ashtu i mërzitur dhe i tronditur, hyri në zyrën e ish-komandant Mehmetit. E mblodhi veten, dhe ashtu mes mërzisë e dhimbjes për shokët që nuk mundi t’i takojë, aty ku mendonte se do ishin disa prej tyre, iu drejtua shokut Mehmet me gjysmë zëri, e gati të ngrirë: -Shoku Mehmet, ku janë shokët e idealit, ku janë shokët e rreshtave partizane…? Ata nuk janë këtu. Në zyra gjeta vetëm ilegalët. Komandanti shtangu, dhe ndërsa e shikonte me sytë ulur mbi tavolinën e punës, me të dridhur, ngriti paksa vetullat dhe i tha: -Xhelo, pa ulu, ulu të flasim pak…! Jo, unë dhe shokët e mi nuk kemi qenë ilegalë, ne ishim legalë. Këtu paskan mbetur vetëm ilegalët? Po iki shoku Mehmet. Jo, jo nuk mund të qëndroj, këtu qenkan të gjithë ilegalë, ilegalë të Luftës, ilegalë të punës…! -Ilegal, ilegal, ilegal. Pushteti i ilegalëve, jo, jo, joooo nuk mundem, do iki…Kujdes nga ilegalët! Nuk do jetë e largët dita që ilegalët do ta hanë kokën edhe ty shoku Mehmet, fliste me vete partizani Xhelo…!
Tomorr Bako