Kryeprokurori urdhëron hapjen e dosjeve të krimit në Elbasan

543
Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, ka nisur dje një “inkursion” paralajmërues nga Qarku i Elbasanit, për të specifikuar nisjen e hetimeve dhe krijimin e dosjeve të krimeve ekonomike-financiare, të shtetarëve që janë pjesë e ligjit të dekriminalizimit. Ndalesën e parë, kryeprokurori Llalla e ka bërë në qytetin e Elbasanit dhe jo rastësisht apo si grafik pune, por për faktin që pushteti lokal në Elbasan, në të gjithë nivelet dhe institucione të tjera ekzekutive shtetërore dhe drejtori shërbimesh publike rajonale, kanë krijuar një “moçal” të stërmadh korrupsioni, me bazë prokurimet e fondeve publike, me epiqendër financimet në infrastrukturën e qytetit të Elbasanit në trotuare, rrugë të brendshme, ndriçim, ujësjellësa, restaurime objektesh, financime ekipesh, objektesh e aktivitetesh sportive-kulture, projekte sociale-ekonomike, rikonstruksion e pajisje konvikte shkollor, leje ndërtimi, licenca shërbimesh, parqe publike, ndërtim, rikonstruksion e kontrata qiradhënie tregjesh, gjelbërim, pastrim, rikonstruksion kopshtesh, qendrash sociale, qendrash grumbullimi e përpunimi plehrash, tregjesh, çerdhesh e objektesh shkollore të sistemit parashkollor e parauniversitar. Deklarimi i bërë prej kryeprokurorit Llalla në qytetin e Elbasanit që ka edhe bashkinë më të madhe në këtë qark, jep sinjalin e qartë dhe mesazhin e plotë të drejtësisë për veprim urgjent e me “themel” të krimit ekonomik-financiar në këtë bashki e cila, cilësohet dhe klasifikohet prej shërbimeve hetimore si SHISH, anti-krimi ekonomik, KLSH dhe agjenci të tjera kontrolli si “gropa e zezë” e korrupsionit.

 Kjo “ndalesë” e prokurorisë në bashkinë e Elbasanit, bëhet e nxitur prej informacioneve tashmë të konfirmuara prej saj, lidhur me fakte për abuzime me fondet publike dhe ndërhyrjet në ndryshim projektesh e letra fiktive financimesh që nuk bëhen dhe paguhen. Kujtojmë, që këto abuzime janë më ët shumta e jashtë kontrollit të institucioneve qeveritare, sidomos në këto 9 muaj, kur zona që administron bashkia e re e Elbasanit është zgjeruar si hartë territori e abuzimi dhe me ish-komunat rrotull e në periferi qytetit, brenda të cilës gjendet një pjesë të madhe e industrisë së rëndë të Shqipërisë me në krye “Kurumin” e falimentuar nga bloza e të cilit janë nxirr edhe drejtuesit aktual të bashkisë së qytetit. Një pjesë e njësive administrative shtrihen përgjatë luginës së Elbasanit, por më shumë se gjysma e ish-komunave gjenden në një seri zonash malore, duke filluar nga Graceni, në Labinot Mal, Gjinar, Zavalinë e Funar. Të gjitha këto zona për zhvillim ose në zhvillim infrastrukturor e social-ekonomik, kanë si “ushqim” fondet publike dhe donacionet që akordohen nga institucione financiare shtetërore e humanitare ndërkombëtare, por që janë administruar dhe po administrohen nga kupola e bashkisë së Elbasanit. Në fakt, sipas burimeve nga organi i akuzës në Elbasan e në qendër, hetimi i planifikuar dhe i nisur me urgjencë nga Elbasani, përfshin jo vetëm dosjet e prokurimeve dhe aktet financiare të ekzekutuara në 2-3 vitet e fundit në lidhje me kriminalizimin e veprimtarisë së drejtuesve e nëpunësve të Bashkisë së Elbasanit, por edhe për “zullumet” e bëra në 10 vitet e fundit e më tej akoma, lidhur me abuzimet e bëra në këtë Qark e Prefekturë deri përpara vitit 2005.

 Nisja e “inkursionit” të kryeprokurorit LLala për hapjen e hapjen e dosjeve të “fjetura” e të kaluara në depot e arkivave të institucioneve, nuk është presion, por detyrim ligjor për të zbatuar ligjin e dekriminalizimit, mbasi sipas të dhënave hetimore që janë lënë në harresë me afera, ryshfete, nepotizëm. klientelizëm, miqësi, lidhje të pista shtetarë-vartës dhe me urdhra politik nga lart, rezulton se fondet publike nuk janë investuar sipas projekteve në dobi të komuniteti dhe ekonomisë kombëtare, por janë zhvatur duke u bërë pasuri fizike, biznese e llogari financiare të drejtuesve të institucioneve, të cilët e kanë nisur pushtetin me abone autobusi në xhep e me borxhe në dyqanin e lagjes dhe tashmë, rezultojnë miliarderë e pronarë të shumë pasurive vilave, apartamenteve, trojeve, tokave, bizneseve, makinave luksoze etj., siç tregon me fakte edhe pasuria e “Sejdinëve” të Elbasanit. Në këtë bashki, janë të përfshira edhe fabrika e çelikut, ajo e çimentos, Ferro-Kromit, Landfilli i plehrave, ujëmbledhësit e zonave, objektet e ish-ndërmarrjeve në varësi të bashkisë, veprimtaria tregtare, pyjet, kullotat, trojet, licencat e transportit etj. Pikërisht në këto “pika” me aktivitet abuzimesh, do të nis hetimi me start hapjen e dosjeve të administrimit të financiave e aseteve publike prej kryetarit aktual të bashkisë Elbasan për 2 mandatet si ish-bashki qyteti, për aktivitetin e ish-kryekomunarëve të komunave që i janë bashkuar bashkisë Elbasan dhe për aktivitetin 9 mujor si bashki e re dhe personalisht të dosjeve të bizneseve të “Sejdinëve”, në raportet e bashkëveprimit me institucionet dhe shërbimet shtetërore si doganat, arsimi, shëndetësia, ilaçet, sigurimet, sportet, tatimet, botën universitare, qendrat sociale, bashëkpunimet ndërbashkiake, lidhjet ndërkombëtare, konsulencat dhe ekspertizat juridike, menaxhimin e tregjeve, trojeve, shërbimeve të jashtme hipotekore etj., duke pasur si pikënisje aktivitetin e dyshimtë e të skeduar të firmës private të bashkëshortes së kryebashkiakut të Elbasanit, me emrin e shenjës horoskopike “Ujori”. 
Sigal