Krujë/ Asgjësohen 350 bimë narkotike Canabis Sativa, autorët në kërkim

545
Policia e Krujës në sajë të një operacioni të koduar “Zeze 2015”, në kuadër të parandalimit dhe goditjeve të trafikut të drogës, ka bërë të mundur asgjësimin e 350 bimë narkotike Canabis Sativa të mbjella në 2 parcela.
Burime nga policia bëjnë të ditur se pas një kontrolli të ushtruar në territorin e fshatit Zezë në Komunën Nikel, u bë i mundur zbulimi i Canabis Sativa e cila kishe një gjatësi nga 20 deri në 30 centimetra. 
Ndërsa në cilësinë e provës materiale janë marrë monstrat e bimëve dhe sendeve të tjera, për të bërë të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi I bimëve narkotike”.
Sigal