Tom Doshi del në fushatë: Askush nuk më përjashton nga politika, është populli që vendos

703
Deputeti i Shkodrës i përjashtuar nga Partia Socialiste, Tom Doshi është parë një ditë më parë në një takim elektoral në komunën Bushat në Shkodër, ku ka mbështetur kandidatin e majtë të Aleancës për Shqipërinë Europiane në zgjedhjet e 21 qershorit në Vaun e Dejës, Gjok Lleshin. Doshi ka shprehur mbështetjen e tij ndaj kandidatit të mazhorancës për zgjedhjet lokale për këtë zonë. Gjatë takimit me banorët ai është shprehur se, “Askush nuk më përjashton nga politika. Është populli që vendos. Gjok Lleshi është kandidatura e duhur për Vaun e Dejës, fitorja e tij këtu është e sigurt”. 
Në një postim në profilin e tij në Facebook, duke publikuar foto nga takimi Doshi garanton se nuk do të marrë pjesë në fushatë në asnjë njësi të qeverisjes vendore të qarkut të Shkodrës. “Mijera te rinj morën pjese dhe shprehen gatishmërinë e tyre për te punuar se bashku qe ne krye te bashkise se re te Vau Dejesit, te vije një njeri i përkushtuar si Gjoke Lleshi. Dua te ju garantoj qe nuk do te marr pjese ne fushate ne asnjë njësi te qeverisjes vendore te Qarkut te Shkodrës. Ne këtë bashki, socialistet kane përballë një kandidature si ajo e Zef Hiles, e cila nuk është e Partisë Demokratike, por e LSI dhe Ilir Metës. Nuk është rastësi qe pas një incidenti te vogël ne Vaun e Dejës, ku u përfshi vëllai i kandidatit Zef Hila, i pari qe reagoi ishte Ilir Meta. 
Fitorja jone ne Bashkine Vau Dejës, është fitore kundër LSI dhe te mbështeturit prej saj Zef Hiles. Për këtë arsyes, edhe dy kryetaret ne detyre te komunave Vig Mnele dhe Hajmel, Pjeter Lleshi dhe Leke Biba te zgjedhur nga PD, i jane bashkuar PS dhe kandidatit fitues Gjoke Lleshi. Ky është vetëm fillimi i një seri takimesh qe do te kulmojne me fitoren historike te 21 qershorit ne Bashkine e re te Vau Dejesit. Si gjithmonë, edhe ketë here, do te jemi se bashku ne fitoren tone te rradhes”, shkruan Doshi në Facebook.
Sigal