Kreu i Krimeve të Rënda, Simoni: Më shumë burg për drogat e forta

67

Kryegjyqtari
Simoni këmbëngul se politika penale duhet të ashpërsohet, veçanërisht ndaj
trafikantëve dhe sidomos ndaj atyre që arrestohen duke trafikuar drogat e
forta, kokainë e heroinë.




“Lënda narkotike cannabis sattiva të ndëshkohet me
masa të ndryshme dënimi nga ajo e drogave të forta, siç janë kokaina dhe
heroina. Në këndvështrimin penal juridik nuk konsiderohet liberalizim.
Konsiderohet përputhshmëri në raport me rrezikshmërinë e veprimit juridik dhe
masës që marrin autorët e këtyre veprave penale, duke ndarë llojin, sasinë,
lëndën”, thotë Simoni.




Për kanabisin, Simoni propozon gjithashtu që
dënimet të jenë të diferencuara, edhe sipas rolit të secilit në një grup
kriminal, një linjë e afërt me atë të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.




“Masat e dënimit duhet të jenë të atilla, që t’i
japin mundësi edhe gjykatës të individualizojë rolin dhe veprimin e secilit nga
personat e përfshirë në këtë veprimtari kriminale, pasi jo gjithmonë politikat
e ashpra penale janë elementë të parandalimit të kriminalitetit”, vijon Simoni.




Nga janari deri në tetor kanë dalë për masa
sigurimi për çështje droge 249 persona, që të gjithë të dyshuar si të implikuar
në trafik droge të llojit kanabis, të ngelur në tentativë. Por nëse aplikohet
ky legjislacion i diferencuar, shumë prej tyre mund të gjykoheshin për vepra më
të lehta penale, që lidhen me drogën, e veçanërisht kanabisin.
/TCH/