Edhe pse gjatë ditës temperaturat janë të njëjta si në verë, por tanimë kemi hyrë në stinën e vjeshtës ku darkat dhe mëngjeset janë të freskëta.

Kjo ka rritur numrin e rasteve te prekur nga virozat stinore që paraqiten në qendra shëndetësore, me simptoma te ndryshme si këputje, dhimbje muskulore apo dhe temperature febrile jo me shume se 38 grade thonë mjekët.

“Në këto ka një numër më të shtuar të gushtit të virozave stinore. Viroza që shoqërohen me skuqje të hundëve dhe rrjedhje të sekrecioneve nazale, të syve, dhimbje fyti”, sqarojnë mjekët.

Mjekët u kërkojnë qytetarëve që të konsumojnë sa më shumë lëngje që në simptomat e para ndërsa mjekimin duhet ta fillojnë vetëm pas 2-3 ditësh me rekomandimin e mjekëve.

Theksohet mos përdorimi i antibiotikëve për trajtimin e virozave, pasi shpesh pacientët për të trajtuar kollën marrin antibiotikëve edhe kur nuk është e nevojshme. Duke bërë që të krijojnë rezistencë në trupin e tyre.