“Bujqësia përtej premtimeve”, Panariti: Mollët në kanal, nuk plotësohet kërkesa e tregut për cilësinë e tyre

562
Sigal

Ministri
i Bujqësisë Edmond Panariti ka folur sonte për problematikat e fermerëve
shqiptarë në zona të ndryshme të vendit dhe arritjet në sektorin e bujqësisë.
Në emisionin “Të bësh ekonomi” të gazetares Vjollca Kongjoni, Panariti i është
përgjigjur shqetësimit të fermerëve të Korçës por edhe Dibrës për mungesën e
tregut.

Ministri i Bujqësisë tha se
problematika e mollëve vjen për shkak të cilësisë së tyre që nuk plotëson
kërkesën e tregut. Ai tha se janë mollë që kalben për një javë dhe se fermerët
janë orientuar për të kultivuar kategori të mollëve që do tregu.

“Nuk plotësohet kërkesa e tregut
për cilësinë e mollëve. Të orientohemi tek kategoritë e mollëve që do tregu.
Nuk mund të themi që mollët po kalben dhe hidhen. Fermerët të profilizohen tek
kërkesa që ka tregu. Po investojmë në kapacitetet frigoriferike. Molla e
cilësisë së parë ka treg brenda dhe jashtë vendit. 15 mijë ton nga prodhimi
aktual ndodhen në magazinat frigoriferike në Korçë. Pjesa e mollës që nuk mund
të shitet si mollë e freskët shitet si mall industrial”, tha ministri.

Përsa i përket ullirit, ministri
Panariti paraqiti një situatë tjetër nga ajo e mollëve. Ai tha se ka një ‘uri’
në tregjet evropiane për vajin e ullirit dhe se Shqipëria këtë vit ka prodhim
të mirë dhe se janë gjetur zgjidhjet për tërheqjen e prodhimeve./BW/