Korçë/ Vidhnin naftën nga kompania ku punonin, 2 persona arrestohen

136

2 persona janë arrestuar në flagrancë  duke shitur naftën e vjedhur nga kompania në të cilin punonin. Sipas policisë, shtetasit F.S 25 vjeç dhe M.Z 29 vjeç me detyrë punonjës të një kompanie, e cila kryen punime pranë Tap, janë kapur në flagrancë duke i shitur shtetasit A.B 200 litra naftë, një sasi e cila dyshohet të jetë vjedhur duke shpërdoruar detyrën. Sipas policisë dy të arrestuarit, me detyrë punonjës të një kompanie,e  cila kryen punime pranë gazsjellësit TAP, duke i shitur shtetasit A.B, 200 litra naftë, sasi të cilën këta shtetas dyshohet ta kenë vjedhur duke shpërdoruar detyrën, nga një mjet i kompanisë në të cilën ishin të punësuar.

“Arrestohen në flagrancë 5 shtetas dhe procedohen penalisht në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

F.S, 25 vjeç dhe M.Z, 29 vjeç, banues në Berat (me detyrë punonjës të një kompanie, e cila kryen punime pranë gazsjellësit TAP). Si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit A.B, 49 vjeç, banues në Korçë.

Ditën e djeshme shtetasit F.S dhe M.Z, janë kapur në flagrancë në lagjen nr 17 në Korçë, duke i shitur shtetasit A.B, 200 litra naftë, sasi të cilën këta shtetas dyshohet ta kenë vjedhur duke shpërdoruar detyrën, nga një mjet i kompanisë në të cilën ishin të punësuar.”-njofton policia.