Korçë/ Mjeti përplas motorin, plagosen dy persona

631
Në vijim të informacionit paraprak të një ditë më parë, i cili bën fjalë për një aksident rrugor, policia thotë se ka arrestuar në flagrancë shtetasin Leonard Turabi, 38 vjeç, banues në fshatin Hoçisht të Devollit. Arrestimi i tij u bë pasi, dje në aksin rrugor Baban-Bilisht, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Mercedes-Benz”, me targë AC 560 T, është përplasur me një mjet tip motorr pa targa, të drejtuar nga shtetasi G.Xh, 19 vjeç, banues në Baban-Devoll.
Për pasojë ka marrë dëmtime ky i fundit, si edhe shtetasi A.K, 18 vjeç, banues në Baban (pasagjer në motorr), të cilët pas ndihmës mjekësore të marrë në ëpitalin Rajonal të Korçës, janë dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar. Materialet i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprën penale: “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Sigal