Kompania greke “AKTOR” nuk paguan punëtorët që nga 2013, përpiqet të ikë fshehurazi nga Shqipëria

98
Kompania greke “AKTOR” e cila ka marrë konktratën e ndërtimit të autostratës Tiranë-Elbasan, po zvarrit pa shpjegim punimet, duke shtyrë të gjitha afatet e përfundimit të rrugës. Pas ardhjes në pushtet të qeverisë së Majtë, kompania greke “AKTOR” ka marrë të gjitha fondet e prapambetura, dhe iu kushtëzua papalelisht, që të përshpejtojë punimet për dorrëzimin në kohë të autostradës. Mirëpo, pasi përfundimit të tunelit, punimet janë zvarritur, ende nuk është përfunduar segmenti i autostradës nga tuneli te qendra tregëtare TEG. 
Punëtorët që nga 2013 të papaguar
Jo vetëm zvarritjet e punimeve, por problemi kryesor që ka krijuar kompania greke “AKTOR” është se ka kohë që nuk paguan punëtorët, si edhe firmat e nënkontaktuara, për punën që është kryer. Kështu, duke parë që justifikimet e “AKTOR” po kthehen në gënjeshtër, dhjetra punëtorë në Elbasan kanë dalë në protesta duke bllokuar makineritë e firmës greke “Aktor”, që po ndërton rrugën Tiranë – Elbasan. Shkak për protestën është mos dhënia e pagesës për të gjithe punëtorët e tre firmave nënkontraktore që punonin për llogari të kompanisë “Aktor”. Punëtorët ankohen se disa prej tyre nuk kanë marrë rroga që nga viti 2013. Për këtë arsye gjatë mbrëmjes së të martës ata kanë bllokuar makineritë e firmës greke që po tentonte t’i dërgonte në Greqi. Punëtorët i bëjnë thirrje qeverisë të ndërhyje për zgjidhjen e këtij problemi, pasi në të kundërt paralajmerojnë se protestat e tyre do të përshkallëzohen. Veç mospagesave të punonjësve, kjo firmë po zvarrit edhe punimet për ndërtimin e autostradës Tiranë – Elbasan. Afatet e përfundimit të autostradës janë shtyrë të paktën 5 herë. Firma “Aktor” dështoi edhe në respektimin e afateve të vendosura së fundmi për përfundimin e punimeve në segmentin nga rrotullimi i TEG në hyrje të tunelit të Elbasanit.
Qeveria të marrë sanksione kundër AKTOR
Duke qënë se përgjegjësia e zvarritjes së punimeve të ndërtimit të autostratës Tiranë-Elbasan është vetëm nga “AKTOR” qeveria jonë duhet të marrë edhe sanksione për shkeljen e afateve të ndërtimit të autostradës, por edhe të zbatojë ligjin për mospagimin e rrogave të punëtorëve, por ka shumë mundësi, që, njëkohësisht, kompania greke “AKTOR” të mos ketë paguar edhe detyrimet që ka te shteti, qoftë për siguracionet shoqërore të punëtorëve, por edhe detyrime të tjera financiare. Kompania “AKTOR” ka paralelisht, edhe kontrata të tjera në Greqi, në ndërtimin e autostradës Korintho-Patër, apo në autostradën Antirio- Janina, dhe ndoshta kjo mund të jetë edhe një nga arësyet që “AKTOR”, kërkon të braktisë punimet në Shqipëri, derisa largon mjetet e saj të rënda në Greqi.