Kodoshët e tenderave publikë/ Urgjenca e Fierit merr 90 milionë për lyrje, hekurudha shet skrap me 550 milionë

783
Sigal

Absurdet e  tenderëve që bëhen me taksat e shqiptarëve

 

Se përse përdoren fondet publike, të cilat janë taksa shqiptarësh, mjafton
të lexosh njoftimet që shpallen çdo javë “Buletini i Prokurimeve Publike” të
APP. Aty publikohen njoftime për tender e procedura prokurimesh për koncesione
e blerje-shitje mallra, ilaçe, kancelari e pajisje zyrash, shërbime, kryerje
punimesh që ofrohen e kërkohen nga institucionet në gjithë sektorët e shërbimeve
shtetërore. Si dhe përse konsumohen taksat e shqiptarëve, duke u maskuar pas
tenderësh, në shumë raste me objekte shërbimesh e blerjesh absurde? Ka tender që
zhvillohen për punë të kryera disa herë, për blerje të përsëritura, për
shërbime që nuk kanë nevojë të kryhen, për udhëtime jashtë shtetit. Bëhen tender
në miliona lekë për blerje kondicionerësh “model i ri” për zyrat e shefave e të
sekretarëve. Bëhen tender për blerje kolltukësh të rinj, të prodhuar jashtë
serie në vend edhe jashtë BE! Bëhen tender për blerje makinash luksoze për
shtetarët, ndërkohë që nuk blihen mjete pune për shërbimet që ka funksion
institucioni apo për kushtet e punës dhe të sigurimit të jetës së punonjësve.
Janë
disa veprime sa absurde e skandaloze, aq edhe komike, por që në përmbajtje të
tyre janë sjellje tallëse ndaj qytetarëve, duke përdorur fondet dhe pasuritë
publike e të komuniteteve, sipas interesave të luksit dhe përfitimeve
korruptive të shtetarëve që urdhërojnë këto tenderë dhe të atyre që i lejojnë e
nuk i ndëshkojnë!
Sot po publikojmë pa asnjë ndryshim
dhe pa asnjë koment, pesë raste tenderësh të tillë, njoftuar në “Buletini i
Prokurimeve Publike” Nr. 45, datë 14 nëntor 2016… 

 

Spitali Fier, tender 100 milionë lekë për lyerjen e
urgjencës që kushton… 90 milionë lekë!

 

1. Autoriteti Kontraktor: Drejtoria e Spitalit Rajonal Fier. Adresa L. 1
Maji rruga “Invalidet e Luftes” nr. tel. & fax. 0035534222761.e-mail
[email protected]

Lloji i procedures: “Kerkese per propozim” Objekti i Prokurimit:
“Rikonstruksioni i sherbimit te pranim – urgjences” Fondi Limit: 8 602 636
(tete milion e gjashteqind e dy mije e gjashteqind e tridhjete e gjashte) leke
pa T.V.SH. Afati per mbarimin e punimeve/per dorezimin e mallit/kryerjen e
sherbimit: 30 (tridhjete) dite nga data e lidhjes se kontrates

Data e zhvillimit te tenderit 18.11.2016 ora 12.00 Buletini Nr. 45 datë 14
Nëntor 2016 Agjencia e Prokurimit Publik Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”,
Këshilli i Ministrave Tel.+ 355 4 22 77 510 https://www.app.gov.al 43/435

Afati i fundit per pranimin e dokumentave: 18.11.2016 ora 12.00

Vendi: Prokurim elektronik ne faqen e internetit: www.app.gov.al

Zyra Arsimore Pogradec, tender 21 milionë lekë por pa…
objekt!

 

1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: ZYRA ARSIMORE DEGA POGRADEC,
Adresa BULEVARDI “FAN S NOLI”, POGRADEC

Tel/Fax 0035583222271 E-mail [email protected]

Faqja e Internetit ___________________________________________

2. Lloji i procedurës se prokurimit: KERKESE PER PROPOZIM

3. Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër_______________________

4. Fondi limit 1.718.633 (njemilion e shteteqindetetembedhjetemije e
gjashteqindetridhjetetre) LEK pa TVSH

5. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 15 DITE

6- Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje:
DATA: 15/11/2016 ORA: 12:00

7- Afati kohor për hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: DATA:
15/11/2016 ORA: 12:00 B

 

 

 

Hekurudha del në shitje për skrap, 550 milionë lekë për
shinat

 

Autoriteti shites: Hekurudha Shqiptare sha (adresa: Rr. egnatia,
L.3,Durres, nr. Tel: 00355 52 222037)

Data e zhvillimit te ankandit: 21.11.2016 ora 10.00.

Lloji i Procedurës standarde te ankandit : e hapur Objekti i Shitjes:
Shitje skrap hekurudhor Përshkrim i shkurtër i objektit te shitjes: Shina,
skrap hekurudhor,etj. Vlera fillestare : 46.656.000leke (pa TVSH) Vendi i
zhvillimit te ankandit: Hekurudha Shqiptare sha Rr. Egnatia, L.3, Durres, kati
I, Salla e mbledhjeve.

Afati i fundit kohor për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje: 21.11.2016,
ora 10.00.

Informacion mbi dokumentet e ankandit: Dokumentet e ankandit mund te trerhiqen
prane autoritetit shitës

Dokumentet standarde te ankandit përbëhen nga: Formulari i njoftimit;
Kërkesa për pjesëmarrje; Formulari i ofertës; Ftesa për ofertë; Formulari i
njoftimit të fituesit; Formulari i publikimit te njoftimit te fituesit;
Procesverbali/et i/e Komisionit te Vlerësimit te Ofertave. Kërkesa për
pjesëmarrje, dokumentet dhe informacionet e kërkuara dorëzohen nga kandidatet
blerës ne kopje fizike, me poste ose dorazi, ne vendin e përcaktuar ne
dokumentet e ankandit.

Agjencia e sigurimit të depozitave, tender 13 milionë lekë
për postera: “Ruani depozitat”!

 

1. Autoriteti kontraktor: Agjencia e Sigurimit të Depozitave Adresa: Rr. e
Elbasanit, pallati pranë Ambasadës Amerikane, nr. 317, Tiranë, Tel: + 355 4
2362 989; Fax: + 355 4 2362 984, +355 4 2347 298;

2.  Procedura e prokurimit është:
Kërkesë për propozime

3. Objekti: Prodhimi i materialeve promocionalë lidhur me rolin,
funksionimin dhe rëndësinë e skemës së sigurimit të depozitave në Republikën e
Shqipërisë

4. Fondi Limit: 1 164 600 (një milion e njëqind e gjashtëdhjetë e katër
mijë e gjashtëqind) lekë pa TVSH.

5. Burimi i financimit: Buxheti i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

6. Afati: 10 ditë nga nënshkrimi i kontratës.

7. Hapja e ofertave do të bëhet në: 21.11.2016 ora 10.00. Prokurim
Elektronik në faqen zyrtare të APP www.app.gov.al. 8. Afati i fundit për
pranimin e dokumenteve: 21.11.2016 ora 10.00.