Kërkohej për vjedhje, prangoset 52-vjeçari në Sarandë

490
Sigal

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 52-vjeçar të shpallur në kërkim për veprën penale të vjedhjes. Bëhet fjalë për shtetasin G.L, banues në fshatin Bajkaj në Delvinë.

“Policia ka ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim G.L., 52 vjeç, banues në fshatin Bajkaj, Delvinë.

Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim për “Vjedhje”, vepër penale për të cilën Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”-thuhet në njoftimin e policisë.