Kërcënonte me telefon një shtetase, kapet i riu i shpallur në kërkim

90

Kapet  një shtetas i shpallur në kërkim për “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.

POlicia ben me dije se ka ndaluar shtetasin S.S, 26 vjeç, banues në Mallakastër.

“Ky shtetas është shpallur në kërkim për veprën penale” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” pasi me anë të telefonit ka kanosur shtetasen A.T.”- njofton policia.

NJOFTIMI 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër kapën shtetasin e shpallur në kërkim:

S.S, 26 vjeç, banues në Mallakastër.

Ky shtetas është shpallur në kërkim për veprën penale” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” pasi me anë të telefonit ka kanosur shtetasen A.T.

Shtetasi S.S iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.