Kaluan kufirin, kapen 21 refugjatë nga vendet arabe në Trestenik

185

Policia Kufitare e Kapshticës ndaloi sot 21 refugjatë me origjinë nga vendet arabe në fshatin Trestenik të Devollit.

Grupi i tyre përbëhej nga 13 persona të një familjeje. Sipas informacioneve, 21 refugjatët e ndaluar janë të kombësive marokene, siriane dhe irakiane.

Autoritetet raportojnë se refugjatët shfrytëzojnë fshatrat e Vërnikut dhe Trestenikut për t’u futur në territorin shqiptar. Gjatë muajve të fundit, janë kapur një numër i madh refugjatësh që tentonin të hynin në territorin e Republikës së Shqipërisë për të kaluar më pas në vendet e BE-së.