Ja lista me 9845 kandidatët që testohen për patrullë

509
Sigal

Ministria e Brendshme/Testimi i kandidatëve për Shkollën e Policisë do të zhvillohet në datat 18-21 mars në ambientet e Pallatit të Kongreseve

Testimi me shkrim i kandidatëve që kanë aplikuar për të ndjekur studimet për Shkollën Bazë të policisë “Për patrullë të përgjithshme”, do të zhvillohet në datat 18-21 mars në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Pas procesit të verifikimit përfundimtar të dokumentacionit të paraqitur nga aplikantët rezultojnë se plotësojnë kriteret për t’u testuar për Shkollën Bazë të Policisë 9845 shtetas shqiptarë, nga të cilët 1369 Aplikante Femra dhe 8476 Aplikantë Meshkuj.

Testimi, datat dhe vendi

Testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve më datat 18, 19, 20, 21 Mars 2014, ku çdo ditë do të testohen dy grupe me 1230 aplikantë për secilin grup.

Më datë 18 mars do t’i nënshtrohen testimit me shkrim:

-në grupin e parë kandidatët me kodin e aplikantit 1-1230 Qarku Tiranë.

-në grupin e dytë kandidatët me kodin e aplikantit 1231-2460 Qarku Tiranë

Më datë 19 mars do t’i nënshtrohen testimit me shkrim:

-në grupin e parë kandidatët me kodin e aplikantit 2461-3477 Qarku Tiranë, si dhe kandidatët me kodin 3478-3690 Qarku Shkodër.

-në grupin e dytë kandidatët me kodin e aplikantit 3691-3943 Qarku Shkodër, kandidatët me kodin 3944-4339 Qarku Lezhë, kandidatët me kodin 4340-4725 Qarku Kukës, si dhe kandidatët me kodin e aplikantit 4726-4920 Qarku Korçë.

Më datë 20 mars do t’i nënshtrohen testimit me shkrim:

-në grupin e parë kandidatët me kodin e aplikantit 4921-5406 Qarku Korçë, kandidatët me kodin e aplikantit 5407-5829 Qarku Gjirokastër, si dhe kandidatët me kodin 5830-6150 Qarku Fier.

-në grupin e dytë kandidatët me kodin e aplikantit 6151-6791 Qarku Fier, si dhe kandidatët me kodin 6792-7380  Qarku Elbasan.

Më datë 21 mars do t’i nënshtrohen testimit me shkrim:

-në grupin e parë kandidatët me kodin e aplikantit 7381-7667 Qarku Elbasan, kandidatët me kodin 7668-8286 Qarku Durrës, si dhe kandidatët me kodin 8287-8610 Qarku Dibër.

-në grupin e dytë kandidatët me kodin e aplikantit 8611-8646 Qarku Dibër, kandidatët me kodin 8647-9212 Qarku Berat, si dhe kandidatët me kodin e aplikantit 9213-9845 Qarku Vlorë.

Aplikantët që do të testohen në grupin e parë të çdo date do të paraqiten tek Ambientet e Pallatit të Kongreseve (hyrja kryesore nga ana e Bulevardit) në orën 06:30minuta.

Aplikantët që do të testohen në grupin e dytë të çdo date do të paraqiten tek Ambientet e Pallatit të Kongreseve (hyrja kryesore nga ana e Bulevardit) në orën 11:30minuta.

Gazeta “Telegraf” zbardh listën e plotë të kandidatëve që do t’i nënshtrohen procedurave të testimit me shkrim për Shkollën Bazë të Policisë, të ndarë sipas ditëve kur do të zhvillohet testimi dhe sipas grupeve të testimit.

listën e plotë e gjeni duke kërkuar në linkun më poshtë

http://www.punetebrendshme.gov.al/files/news_files/Lista_per_Shkollen_Baze_2014.pdf