Ja dokumentet që ju duhen për të marrë vizë amerikane

1167
Sigal

Gjatë viteve të fundit, numri i aplikimeve për viza jo-emigruese për në Shtetet e Bashkuara ka pësuar rritje, teksa interesi i qytetarëve është shtuar për faktin se viza turistike që jepet nga ambasada ka një kohëzgjatje 3-vjeçare, me të drejtë qëndrimi 6 muaj në SHBA. Procesi i marrjes së vizës kërkon disa faza që nga aplikimi online, ku plotësohen një sërë të dhënash personale e të përgjithshme, deri tek faza e fundit e intervistës në Konsullatë ku jepet vendimi për aprovimin e vizës. Pagesa e aplikimit për vizë jo-emigruese është 160 dollarë, dhe pas aplikimit online dhe kryerjes së pagesës, aplikantëve i caktohet një datë takimi në ambasadën amerikane në Tiranë. Në momentin e intervistës, qytetarëve u kërkohen disa dokumente të detyrueshme që shërbejnë për finalizimin e procesit të marrjes së vizës 3-vjeçare amerikane.

Dokumentet e Përgjithshme të kërkuara

  1. Pasaportë e vlefshme për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara. Pasaporta duhet të jetë e vlefshme për të paktën gjashtë muaj pas periudhës së qëndrimit në SHBA
  2. Pasaporta që përmban vizën e fundit amerikane (nëse është e aplikueshme).
  3. Aplikimi për Vizë Jo-Imigruese, faqja e konfirmimit të Formularit DS-160.
  4. Faqja me Konfirmim dhe Udhëzime për takimin, të shtypura nga kjo faqe interneti.
  5. Një fotografi me ngjyra 5 x 5 cm (2 x 2 inç) bërë brenda 6 muajve të fundit.