ISIS e kërcënon “Do hyjmë në Romë dhe do të presim kokën”, Orlando i përgjigjet nga Tirana

528
Ministri italian i Drejtësisë, Andrea Orlando, i është përgjigjur nga Tirana kërcënimeve të mbërritura një ditë më parë në adresë të tij, të shkruara në një letër që mban firmën e ISIS. Gjatë konferencës së përbashkët me homologun e tij shqiptar, Ylli Manjani, ministri italian Orlando tha se këto kërcënime nuk e pengojnë aspak në punën e tij. Ai u shpreh i vendosur për të vijuar luftën ndaj terrorizmit. “Duhet të pyesni për këtë atë që më ka dërguar këtë kartolinë urimi kaq simpatike për krishtlindje. Ajo që mund të them është që vërehen edhe simbolet e xhihadit, dhe ajko që mund të themi është se Italia ka ndërmarrë një sërë masash në luftën ndaj këtyre fenomeneve me karakter terrorist e xhihadist.

Nëse do ketë një lidhje mes këtyre fakteve, do të jenë hetuesit që do ta thonë. Ajo që mund të themi me siguri, është se në do të ecim përpara në luftën kundër këtyre fenomeneve kriminelëve dhe vrasësve. Dhe përgjigjja është që jam këtu duke folur me ministrin tuaj të drejtësisë, duke folur për të ecur përpara në këtë drejtim”, tha ministri italian i Drejtësisë, Andrea Orlando. Një ditë më parë, në zyrën e Ministrit italian të Drejtësisë, Andrea Orlando, mbërriti një letër kërcënuese që mban firmën e ISIS. Në zarf ishin futur edhe dy plumba kallashnikovi, ndërsa në letër është shkruar në gjuhën arabe: “Do të hyjmë në Romë dhe do të presim kokën tënde. Allah Akbar”. Prokuroria e Romës ka nisur hetimet, ndërsa autoritetet italiane e kanë cilësuar letrën si një përpjekje për të intimiduar institucionet.
Sigal