Nicole Scherzinger mahnitëse pas ndarjes me Hamilton

567
Nicole Scherzinger ishte veshur në mënyrë perfekte mbrëmjen e së enjtes me një bluzë me dantellë dhe minifund lëkure. 37-vjeçarja, ish-këngëtarja e “Pussycat Dolls” po shijonte një mbrëmje në “Grosvenor House”, në Londër. Thuhet se Nicole aktualisht shoqërohet me yllin e tenisit, Grigor Dimitrov, pas ndarjes së këtij të fundit me tenisten bukuroshe Maria Sharapova.
“Nicole po shoqërohet me Grigor. Ata janë të çmendur pas njëri-tjetrit. Mirëpo, ata janë treguar të kujdesshëm që të mos fotografohen bashkë, pasi nuk duan që lidhja e tyre të bëhet publike”, ka thënë një burim për “The Sun”. Lidhja e saj e re erdhi pas ndarjes nga Lewis Hamilton, me të cilin pati një marrëdhënie të trazuar 7-vjeçare.




Sigal