Aktorit Jake Gyllenhaal i akordohet çmimi “International Star of the Year”

488
Aktori hollivudian, Jake Gyllenhaal, i cili mori pjesë të mërkurën në Festivalin e Filmit në Dubai, është vlerësuar edhe më çmimin “International Star of the Year” nga revista “Variety”. Një çmim i përvitshëm ky që iu atribuohet aktorëve për kontributin e tyre në botën e filmit. Po këtë vit, filmi i 34-vjeçarit “Everest” çeli Festivalin e Filmit në Venecia ndërsa në Festivalin e Kanës, Jake është anëtar jurie.

Edhe pse aktori është tashmë yll në industrinë e filmit, Gyllenhaal tha se ka ende shumë për të dhënë, dhe se ky vlerësim do të thotë shumë për të. Premiera e filmit të fundit të aktorit “Demolition” u mbajt në Toronto ndërsa filmi do të shfaqet në kinema në prill të vitit 2016. Më herët, fitues të çmimit “Variety’s International Star of the Year” në Dubai janë vlerësuar Gerard Butler, Owen Wilson dhe Colin Firth.
Sigal