Investigimi “Bombë” i gazetarëve europianë

548

Raport ndërkombëtar për plehrat e
rrezikshme që pritet të vijnë në vendin tonë


Gazetarët evropianë: Shqipëria në prag të katastrofës


Gazeta Telegraf/


 

Shqipëria pengoi importimin e çdo
lloj mbetjeje në 2003, përveç atyre me një leje të vecantë nga Këshilli i
Ministrave. Por në 2004, një marrëveshje ndërmjet biznesmenit Italian Manlio
Cerroni dhe Shqipërisë hapi rrugën për një “agim të ri” në tregun e mbetjeve të
Shqipërisë. Nëpërmjet firmës së tij “Albaniabeg Ambient”, Cerroni planifikoi
ndërtimin e një inceneratori në anën tjetër të adriatikut për të djegur
plehërat italiane. Kjo marrëveshje ra në 2005 pas ardhjes së kryeministrit
Berisha që i kishte bërë opozitë të hapur. Por vetëm pak vite më vonë, vetë
Berisha i erdhi rrotull ekobizneseve italiane më të mëdha duke pritur sigurimin
e vendeve masive, farma të zgjeruara dhe investime të mëdha në Shqipëri. Ky
artikull u publikua në “Prishtina Insight”, i mbështetur edhe nga “SCOOP”, një
rrjet për gazetarët investigativë të Evropës Qendrore dhe Juglindore. Në nëntor
2011, duke argumentuar që industria e riciklimit nuk mund të mbijetonte vetëm
me mbetjet e brendshme, qeveria Berisha aprovoi një ligj duke lejuar importin
në vend të disa mbetjeve të konsideruara si “green list” në 56 materiale gjithsej
të listës. Duke parë organizimin e shoqërisë civile, ministri i Mjedisit Mediu
vendosi të rishohë listën dhe ta reduktojë atë në vetëm 25 tipe.

 

Mafia në lëvizje

 

Dhjetëra firma italiane mbetjesh që
tani operojnë në mënyrë ilegale në Shqipëri, sipas një studimi të regjistrit
zyrtar në vend. Por ekspertët e fushës frikësohen se tregtarët legalë janë
shpesh burim për biznes të paligjshëm. Ekspertë italianë të mafias dhe
politikani Lorenco Diana thotë se krimi i organizuar ka lëvizur drejt
eksporteve të mbetjeve në Shqipëri, pasi policia është e përqëndruar në
aktivitete të tjera të paligjshme në Shqipëri. “Europol” gjithashtu thotë se po
kërkon të shohë një “fokus në rritje drejt aktiviteteve ilegale të mbetjeve”. “Europol
ka identifikuar një rritje të volumit të ngarkesave ilegale të mbetjeve
nëpërmjet kufijve” shton një zëdhënës, duke shpjeguar që tregtimi legal është
përdorur shpesh për të kaluar mbetje ilegale. “Kompania A lidh një marrëveshje
me kompaninë B që të zgjidh në mënyrë legale procesin”, sqaron ai. “Megjithatë,
është identifikuar që jashtë këtyre marrëveshjeve, mbetjet janë trafikuar në
mënyrë ilegale”. “Europol” thotë se Shqipëria, Rumania dhe Hungaria janë
destinacionet e para për mbetjet toksike nga Evropa perëndimore dhe në vecanti
Italia. Lorenzo Diana, jeton nën mbrojtjen e rojeve të armatosura që nga 1994
për fushatën kundër mafias. Anëtar i komitetit parlamentar për krimet, ai u
emërua drejtori kombëtar për luftën kundër mafias në 2006. “Trafikantët që
përdorin linjën vajtje-ardhje me cigare ndërmjet Shqipërisë dhe Puglias në një
pikë”, thotë ai, “nuk mund të kontrabandojmë cigare më, kështu le të fillojmë
me trafikun e qenieve njerëzore, drogërat dhe armët”. “Menjëherë sapo
kontaktojnë me personat që janë të lidhur me kontrabandimin në Shqipëri, të
armëve apo çdo gjë tjetër në vend, ata përdorin të njëjtat rrugë për plehrat
gjithashtu”, vazhdon. Lavdosh Ferruni, ambjentalist shqiptar thotë se qeveria
në Tiranë bën një sy qorr sa i përket të kaluarës së këtyre tregtarëve. “Autoritetet
nuk kanë treguar asnjëherë ndonjë interes në menaxhimin e mbetjeve dhe vendi
është ekstremisht i ndotur me mbetjet urbane, të cilat përkeqësohen në mënyrë
progresive” thotë ai. “Nëse i shtojmë kësaj situate të tjera që na vijnë nga
vendet e tjera, ne do të arrijmë një ndotje të pariparueshme” shton ai. “Në
fakt kjo është dicka që ka ndodhur. Nuk u besoj më autoriteteve tona”.

 

Zhdukja e mbeturinave

 

Italia ka pasur disa suksese në
stopimin e eksporteve ilegale të mbetjeve në Shqipëri, por evidenca ekzistojnë
që mbetje toksike kalojnë nga Italia drejt vendit fqinjë të varfër. Në 13 tetor
2010, oficerët e doganës italiane ndaluan një anije në portin e Barit.
Dokumentet e kargos përfshinin 92 makina larjeje dhe 68 frigoriferë, të
vlerësuar me 1440 euro, ku autoritetet doganore dyshuan sapo panë dokumentet. Duke
ndjekur hetimin, njësia eco-krim e policisë italiane u thirr dhe filloi
menjëherë hetimi në faktin nëse kjo ishte një përpjekje për të futur ilegalisht
mbetje elektronike, apo këto ishin makineri të dorës së dytë sikurse u
deklarua. Hetimi vazhdon ndërkohë që mallrat janë shkatërruar. Në korrik të
këtij viti, pasi doganat italiane ndaluan një makinë në portin e Barit që
mbante 56 dëngje me rroba të vjetra pa një leje eksporti, një tjetër investigim
filloi për eksportet ilegale të mbetjeve nga Italia drejt Shqipërisë. Këto
gjetje, megjithatë, duket se janë përjashtim nga rregulli. Ne kemi evidence jo
të plota se dhjetëra apo qindra tonë mbetjesh toksike janë dërguar nga Italia
drejt Shqipërisë në vitet e fundit, dhe që autoritetet në Tiranë nuk mund të
bëjnë asgjë për to. Kjo valë plehrash ka vazhduar pavarësisht një ndalimi
virtual të importeve të tilla në Shqipëri, pavarësisht ndalesave internacionale
të vendeve të zhvilluara në eksportin e plehrave në vendet më të varfra fqinjë.
Një pjesë e madhe e materialeve të rrezikshme duket se janë eksportuar nën
konventën detare pak të njohur të quajtur “MARPOL”, që lejon anijet të
shkarkojnë mbeturinat e krijuara gjatë rrugës. Ekspertët thonë se edhe pse
importet janë teknikisht legale, Shqipëria nuki ka mundësitë për të përpunuar
këto mbetje të rrezikshme. Ne kemi gjithashtu evidenca për importe të mbetjeve
jot ë rrezikshme në Shqipëri, të cilat duket se nuk janë të qartësuara nga
autoritetet në Tiranë. Këto ngrenë shqetësimin se mbeturina të shumta janë
derdhur në Shqipëri nën protokollin “MARPOL” dhe që janë të tepërta.

 

Eksporte toksike

 

Statistikat e mbledhura nga
Instituti Italian për kërkimin dhe mbrojtjen ambientaliste ngrenë faktin se në
2007 dhe 2008 disa ngarkesa toksike dhe jotoksike janë vendosur në Shqipëri. Instituti
Italian ka refuzuar të japë të dhëna për 2009, pavarësisht se konfirmon se i ka
mbledhur faktet. Të dhënat tregojnë se në 2007, të paktën 2500 tonë naftë e
ndotur janë hedhur në Shqipëri nga Italia. Janë mbetjet që krijohen në fund të
anijes që përfshin ujë, naftë dhe likuide të tjerë. Konsiderohet shumë e
rrezikshme edhe pse ka një paisje në Durrës për ta trajtuar atë. Në 2008,
kompanitë italiane nxorrën qindra tonë të mbetjeve të naftës, mbeturina të
zjarrëfikseve dhe gjysëm ton bateri, të gjitha të klasifikuara të rrezikshme,
të gjitha në Shqipëri. Ilaçe të skaduara, kabllo, hekura dhe çelik gjithashtu
ishin përfshirë në këto kargo, por janë klasifikuar si jo të rrezikshme. Rajoni
i Lazios, duke përfshirë Romën, gjithashtu dergoi mbetje ndërtimi, si dhe
mbetje ushqimore marketesh në Shqipëri. Në 2009, rajoni  Campania eksportoi në Shqipëri 2 tonë
mbeturina bojërash dhe llak që përmbajnë materiale të rrezikshme; 200 kilogramë
mbetjesh të rrezikshme elektronike; gjysëm toni baterish toksike; 50 kile
tubash floreshent dhe mbetje që përmbanin mërkur dhe 1500 tonë mbetjesh të
naftës. 750 kile vajrash dhe dhjamrash gjithashtu u eksportuan si mbetje të
parrezikshme.

 

Injorohet Konventa e Bazelit

 

Konventa e Bazelit për eksportin dhe
rregullimin e mbetjeve të rrezikshme hyri në fuqi në 1992 në një përpjekje për
të ndalur vendet e zhvilluara që të hidhnin mbetjet e rrezikshme në vendet në
zhvillim. Si firmëtare të kësaj konvente, Italia dhe Shqipëria janë të
detyruara të përcjellin informacion në çdo lëvizje ndërkufitare të këtyre
mbetjeve të rrezikshme dhe të tjera në sekretariatin e konventës në mënyrë
vjetore, secretariat që është nën OKB. Marrëveshja ndiqet nga një seri
skandalesh ambientaliste, që i japin zë frazës “kolonializmi toksik”. Kjo
përfshin incidentin e vitit 1988 ku 5 anije transportonin 8000 barrela mbetjesh
të rrezikshme nga Italia drejt qytetit të vogël Koko në Nigeri, në shkëmbim të
një qiraje prej 100 dollarësh në muaj për fermen ku do i hidhnin. Por
investigimi ynë ka zbuluar se marrëveshja ndërkombëtare është injoruar
gjerësish nga të dy anët, vendet e zhvilluara dhe të pazhvilluara. Sekretariati
i konventës së Bazelit thotë se është shqetësuar për problemin, por nuk ka
ndërmend të ndëshkojë ata që shkelin ligjin. “Mandati ynë është të mbledhim
informacione nga zyrtarët e secilës palë” thotë një zëdhënës. “Nuk kemi për
qëllim të shohim nëse ata kanë mungesa informacioni ose jo” shton ajo. Një
konferencë e OKB së Bazelit në nëntor 2011, vlerësoi se “niveli i raportimit
është duke rënë”. Një raport në konferencë thotë se 65 vende nga 166 nuk kanë
dhënë asnjë informacion për vitin 2006; 70 vende kanë dhënë “raportime të
paplota dhe të vonuara” dhe vetëm pesë vende kanë raportuar në kohë gjithcka. Roberto
Ferrigno, një themelues i “Greenpeace Italy” dhe tani një këshilltar mjedisor
për disa kompani në Itali dhe Evropë thotë se konventa duhet të bllokojë
eksportet nga vendet e pasura në vendet në zhvillim. “Në ditët e sotme, të
ekspozosh mbetje të rrezikshme në vendet në zhvillim është e ndaluar”, thotë
ai. “Kjo do të thotë që gjithë lëvizjet që përpara përdornin rrugët ditën, tani
duhet të punojnë nën rrogos” shton ai. Por Ferrigno thotë se autoritetet në
Itali duket se duan të mbyllin një sy për konventën.

 

Mbetjet e naftës të hedhura në
Durrës

 

Qindra tonë lëndësh miks të
rrezikshme nafte dhe uji që mblidhen nga anijet, janë eksportuar në Shqipëri në
vitet e fundit, për trajtim. Ndërsa anijet lejohen të heqin këtë sasi në porte,
ekspertët kanë përshkruar se janë sasi të mëdha në Durrës nga ana e një
kompanie. Lista zyrtare e eksporteve italiane që ne disponojmë tregon një burim
të madh mbetjesh që është Tirrenia di Navigazione S.p.A. një kompani tragetesh
që e bën në mënyrë të përditshme rrugën Bari – Durrës. Nën konventën e Bazelit,
mbetjet e prodhuara si pjesë e operacioneve normale të anijes” rregullohen nga
MARPOL, konventa ndërkombëtare për parandalimin e ndotjes nga anijet, që lejon
këtë lloj mbetjeje, edhe toksike, të derdhet në një port në mënyrë që të
shmanget hedhja e saj në det. Mbeten pyetje megjithatë rreth definicionit
“operacione normale për një anije” dhe disa ekspertë legalë thonë se, sapo
mbetjet derdhen, konventa e Bazelit duhet të aplikohet. Këto rekomandime u
prezantuan në një letër që u dërgua në sekretariatin e Konventës së Bazelit në
2011, duke shtuar edhe një listë propozimesh për të bërë rregulla të reja. Pavarësisht
nga mungesat ligjore, një zyrtar i “REMPEC”, një qendër kërkimi për ndotjen
detare, që monitoron “MARPOL” thotë se masa e mbetjeve të naftës që një kompani
tragetesh ka deklaruar se eksporton në Shqipëri është jo e arsyeshme dhe shumë
e lartë dhe nuk mund të prodhohet vetëm për një rrugë nga anija. Përgjatë dy
viteve, firma eksportoi më shumë se 5 mijë tonë mbetjesh nafte në Shqipëri. “E
kam diskutuar me kolegët dhe gjithashtu ata mendojnë se kjo është një shifer
shumë e lartë” thotë një zyrtar i ‘REMPEC’ në kushte anonimati. Në mënyrë
sinjifikative, asnjë kompani tjetër tragetesh që operon në rrugën mes Italisë
dhe Shqipërisë nuk raporton eksporte mbetjesh të tilla nafte (bilge oil). Komandanti
Rodolfo Giovannini i Rojes bregdetare italiane që punon në ministrinë e
Mbrojtjes mjedisore në Itali gjithashtu sygjeroi që sasia që raportohet nga
Tirrenia eshtë shumë e lartë. Eshtë “e krahasueshme me shumën që mund të merret
në një vit nga të gjitha anijet që hyjnë në një port si durrësi” thotë ai, më
shumë sesa dy tragete që shërbejnë në Durrës-Bari cdo ditë. Burime të Tirrenia,
që është privatizuar dhe me emer të ri tani “Compagnia italiana di navigazione”,
thonë se nuk ka asgjë të pazakonte te sasitë e hedhura. “Duket e ekzagjeruar,
por për mua, 2500 tonë në vit është një shifer e vogël”, thotë një burim nga
kompania.

 

Sipërmarrësit italianë kthehen në
Shqipëri

 

Angelo Antonio Abrusci njihet në
Itali për rrjetin e bizneseve bingo. Por Abrusci që ka disa akuza për shmangie
taksash, është gjithashtu një lojtar serioz në mbledhjen e plehrave në
Shqipëri, gjithashtu eshtë pronar i një kazinoje në Rumani. “La repubblica” në
2002 e përshkroi atë si një “pasardhës së një familjeje ndërtuesish që kanë
prodhuar miliardat e para nga Puglia prej vitesh”. I njëjti artikull shkruan se
Abrusci është duke u zgjeruar duke investuar tek hedhja e mbeturinave në
Shqipëri. Artikulli nuk jep emra firmash, por nga investigimi ynë zbuluam se
Ecoaqua, regjistruar në Itali dhe Shqipëri në mars 2000, ka fituar të paktën dy
kontrata nga këshilli bashkiak në Tiranë për të mbledhur plehra dhe ka ndërmend
që të punojë edhe në qytete të tjera. Firma është pronë e “Finanziaria Immobiliare
Partecipazioni”, e cila ka për pronar Abruscin, ndërmjet të tjerëve. CEO i
Ecoaqua është Antonio Abrusci, nga I njëjti qytet I Acquaviva delle Fonti,
bashkëthemelues I një numri biznesesh edhe me të vëllain Angelo Antonio.
Pronari i ‘Ecoaqua’ të regjistruar në Shqipëri, fitues i kontratave të Tiranës
është në fakt firma italiane. Në janar 2011, në një konferencë italo-shqiptare
në Tiranë, kompania e Abrusci anoncoi që po shihte për ndërtimin e një
landfilli në Shqipëri, sipas uebsitit të eventit. Nuk është e qartë nëse këto
plane kanë ecur përpara apo cilat janë kontratat publike që ka marrë kompania. Angelo
Antonio Abrusci u ndalua në fillimet e viteve 2000 nga pjesmarrja në tendera
publikë për licensa bingosh në Itali sepse ishte akuzuar për mashtrim me
taksat. Abrusci apeloi ndërkohë që Italia dekriminalizoi akuzat që ai ishte
dënuar në vitin 2000. Në 2002, një gjykatës në Bari revokoi denimin, duke
cituar ndryshimet në ligj. Angelo Antonio Abrusci tërhoqi vëmendjen edhe në
Romani, ku u përfshi në bizneset e kumarit dhe të plehrave. Abrusci thotë se
kompania e tij është përfshirë në transportin e plehrave në Tiranë. Ai thotë që
ai dhe vëllai i tij, kanë investuar në bizhoz dhe në plehra sepse fusha e tyre
kryesore e ekspertizës dhe ndërtimit është bërë e vështirë duke ndjekur
fushatën e Duarve të Pastra, një investigim gjyqsor I përhapur në Itali drejt
korruptimit politik që u hap në 1990. Sa i përket akuzave ndaj vëllait të tij
Antonio Abrusci ai thotë se vëllai ka apeluar kundër këtyre sulmeve që kanë
pasur për qëllim bllokimin e pjesmarrjes së tij në tendera.

 

Sytë nga Shqipëria

 

Një nga biznesmenet e parë italianë
që po eksplorojnë mundësitë për të eksportuar plehrat italiane në Shqipëri
është Manlio Cerroni, i njohur si “mbreti i plehrave” në vendin e vet për shkak
të rrjetit të gjerë të kompanive të mbetjeve. Ndërkohë që planet e tij të mëdha
për të dërguar në Shqipëri për djegie plehrat e Romës kanë dështuar, kompania
që ka ngritur një rrjet të gjerë aktië, me disa kompani lidhëse kanë fituar
kontrata me qeverinë shqiptare. Një libër i nxjerrë më së fundi, “Roma come
Napoli”, nga gazetarët Manuele Bonaccorsi, Ylenia Sina dhe Nello Troccia thotë
se Shqipëria shihet si një destinacion potencial për plehrat italiane në kohën
“e një emergjence të gjerë plehrash në Lazio” rajonin që rrethon Romën. Marrëveshja
me Shqipërinë është për ndërtimin e një inceleratori në Kashar, ndërmjet
Durrësit dhe Tiranës, i cili do të marrë “mbetjet e naftës” dhe komponentë të
mbetjeve të bashkive si plastikë apo mbetje bio te degradueshme, për djegie. Kompania
që do të bëjë këtë është “Albaniabeg”, një emër hybrid që kombinon Albania dhe
Beg. “Becchetti Energy Group Beg spa” është pronë e Francesco Becchetti, nipit
të Cerronit dhe Cerronit Listogen si një nga ekipet e kompanisë. Albaniabeg
është pronë e tre firmave – Co.La.Ri, Cerroni’sLazio, Energji sh.p.k ku
pjesmarrësi më i madh me aksione është Mauro de Rezis i Beg dhe Vitre me bazë
në Tiranë që kanë edhe një Italian tjetër me emrin Angelo Novelli. “Energji” është
përfshirë në ndërtimin e lehtësirave hydropower në Shqipëri pasi kanë marrë
pjesë me sukses në disa projekte. Një përfaqësues i Vitre tha se kompania është
e interesuar në biznesin e riciklimit në Shqipëri, por më pas refuzoi që të
elaboronte idenë. Vitre që liston plehrat një ndër bizneset kryesore, është
ende aktive, pavarësisht se nuk po kryen aktivitet.

 

Lidhjet

 

Esportuesit italianë të plehrave
kanë lidhje të forta me Rumaninë, duke përfshirë Manlio Cerronin. Në dhjetor
2010, media në Rumani citon një histori publikuar në gazetën “Espresso” që
shkruan se Rumania po bëhet një destinacion për plehrat e italisë. Autoritetet
në Itali konfurmuan se bëhet fjalë për plehra jo të rrezikshme. Në mars 2010,
media në Rumani gjithashtu ngriti shqetësimin se një kompani italiane donte të
ngrinte një landfill në Navodari, afër detit të Zi. Kur njerëzit protestuan dhe
mbajtën një referendum, kryetari i bashkisë së Navodarit Nicolae Matei refuzoi
të jepte lejen e ndërtimit, pavarësisht se gjykata e urdhëroi ta bënte një gjë
të tillë. Matei që vazhdon të refuzojë këtë marrëveshje thotë se lanfilli do të
merrte plehrat si nga Rumania dhe nga Italia. Manlio Cerroni është gjithashtu i
lidhur me një kompani plehrash në Rumani, “Systema Ecologic”, si tregohet në
dokumentarin e “Toxic Europe”

 

Sigal