Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda shpall të pafajshëm prokurorin e Fierit

510
Sigal

Gjykata e Apelit
për Krimet e Rënda shpalli të pafajshëm prokurorin e Fierit, Petrit Vukaj, i
marrë i pandehur një vit më parë për afera korruptive.


Për prokurorin Vukaj, shkalla e lartë e Krimeve të Rënda
kishte shpallur më herët 18 muaj dënimin me shërbim prove, si dhe heqje të së
drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.
 

Sipas Apelit të Krimeve të Rënda, nuk ka prova që vëretojnë
dyshimet se ai është paguar nga vëllai i një të arrestuari për të kërkuar dënim
më të butë ndaj tij.
 

Njëri nga të dyshuarit, Gazmir Nelollari, në fakt ka
deklaruar se lekët i kishte marrë ai nga shtetasi Arjan Xhemali dhe se nuk ia
kishte dhënë prokurorit.
 

Dosja për të cilën u dyshua prokurori Vukaj kishte lidhje
me një aksident për të cilin ndodhet i arrestuar Elton Xhemali.