Investigimi – 58 ujësjellësit, “moçal” problemesh me ujin, 90% i ndotur, 78% zhduket në rrjet dhe 38% në fatura

571
Sigal

FAKTI/ Emergjenca për ujë 24 orë, shërbimi i këtyre shoqërive aksionere
pronë shtetërore mbulon vetëm 60% të territorit

 

 Përparim HALILI

 

 

Shqipëria
është vendi i dytë në Evropë, për sa u takon rezervave hidrike dhe për fat të
mirë këto rezerva janë me cilësi të mirë dhe është e pafalshme, që sot në vitin
2016 qytetarët shqiptarë të mos kenë ujë 24 orë e për më tepër, që ta kenë të
ndotur deri në rrezik përshëndetin dhe… jetën

 

Këto ditë, ndërmarrjet e ujësjellësve (sha) në
shumë qytete e rrethe të vendit, kërkuan rritjen e çmimit të ujit të pijshëm, që
nuk pihet. Kjo kërkesë për rritje çmimi bëhet pre ujësjellësve, kur prej tyre
nuk rritet as koha e furnizimit me ujë, as siguria e cilësisë dhe pastërtisë së
ujit, as shërbimi korrekt, madje as korrektësia në faturime! Kjo kërkesë është
refuzuara nga Enti Rregullator i Ujit, duke u konsideruar e parakohshme dhe e
padrejtë, për aq kohë sa ndërmarrjet e ujësjellësve nuk ofrojnë standardet e
furnizimit me ujë. Siç dihet, Enti Rregullator i Ujit është një ndër aktorët më
të rëndësishëm në sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizime. Ligji i ka dhënë
kompetencat për funksionet që kryhen në drejtim të licencimit të operatorëve të
furnizimit me ujë dhe kanalizime, aprovimin e tarifave, vendosjen e
standardeve, monitorimin e standardeve të punës dhe të shërbimit, monitorimin e
shërbimit në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, si dhe një sërë funksionesh të
tjera që janë të përcaktuara shprehimisht në ligj.

 

Emergjenca për 24 orë ujë,
58 ujësjellësit mbulojnë vetëm 60% të territorit

 

Nga 58 operatorë që operojnë në treg, shoqëri
ujësjellës-kanalizimesh, pjesa më e madhe e të cilave janë publike, 54 janë të
licencuara dhe 44 operatorë kanë tarifa të aprovuara nga Enti Rregullator i
Ujit. Një situatë e përgjithshme: 58 operatorët që janë aktualisht në shërbim
të konsumatorëve shqiptarë mbulojnë rreth 60% të territorit dhe rreth 78% të
konsumatorëve shqiptarë, ndërkohë që ligji i jep mandatin këtij institucioni
për të ushtruar aktivitetin në tërë territorin e vendit. Është ndërmarrë një
studim, duke identifikuar se cilat janë njësitë vendore që aktualisht nuk futen
në zonën e shërbimit të këtyre 58 operatorëve, ku rezultojnë 128 ish-komuna dhe
3 bashki, të cilat aktualisht nuk marrin shërbim nga ujësjellësit. Nga të
dhënat e para, rezulton se shifra e mbulimit me shërbim të furnizimit me ujë të
jetë nën nivelin 50%, sidomos në Tiranë. Kur flasim në gjuhën e përditshme për
furnizimin me ujë, harrojmë që bashkë me furnizimin me ujë është edhe shërbimi
i grumbullimit, largimit dhe evadimit të ujërave të ndotura. Ky është një
tregues që është jo pozitiv, që dëshmon se shoqëritë nuk po bëjnë përpjekjet e
duhura, janë humbjet në rrjet, uji pa të ardhura, ku 68% e ujit që futet në
sistemet e ujësjellësit në gjithë territorin e vendi humbet ose nuk krijon të
ardhura për shoqërinë. Kjo shifër është me të vërtet alarmante dhe në këtë
kuadër, ne si institucion, përveç të tjerave, u kemi kërkuar kompanive që
përgatisin një bilanc ujor. Në lidhje me orarin e furnizimit me ujë,
lirshmërinë e shërbimit, sot aktualisht, në shkallë sektori orët e furnizimit
me ujë janë mesatarisht 11,2 orë në ditë, ndërkohë që një grup kompanish, në
krye të të cilave është Ujësjellës-kanalizime Korçë, sigurojnë shërbim 24 orë
me ujë. Ndërsa pjesa tjetër e kompanive, nuk arrijnë të sigurojnë furnizimin e
pandërprerë. Një tregues që ka të bëjë direkt me kostot është eficenca e
stafit. Në përqindjen totale të këtyre kostove, stafi zë rreth 30% të kostos
totale. Në këtë kuadër kompanitë janë të mbingarkuara me staf dhe sot kjo normë
është 9.6 persona staf/për 1000 lidhje, ndërkohë që mesatarja e Evropës është
2-3 punonjës/për 1000 lidhje. Instalimi i matësve është në masën 56% të totalit
të klientëve shqiptarë. Numri i ujësjellësve në Shqipëri për furnizimin me ujë
në të gjithë vendin janë 600, ndërsa operatorë që operojnë për furnizimin me
ujë në Shqipëri janë 58, që janë në skemën rregullative, ndërsa të tjerët janë
në 130 komuna dhe bashki të vendit dhe kanë mënyrën e tyre të administrimit dhe
format e tyre, të cilat as ne dhe as qeveria e mëparshme nuk ka pasur
informacion se si kryhej ky aktivitet. Tirana është një operator. Të 58
operatorët e ujit, mbulojnë 80% të territorit dhe rreth 81% të popullsisë
shqiptare të të gjithë shqiptarëve rezidencialë. Problemi më i madh është se
rreth 40% e zënë humbjet teknike, që do të thotë rrjet i amortizuar dhe rreth
38% janë humbje administrative, pra sasi uji që shkojnë pa të ardhura ose
konsumatorë që e marrin ujin ilegalisht me ose pa pëlqimin e kompanisë.

 

Kostoja e lartë, cilësia dhe sasia e ujit që u çohet
familjarëve

 

Shërbimi i furnizimit me ujë ka shpenzime më të
mëdha, ndërsa shpenzimet e kanalizimeve për momentin janë më të ulëta, sepse
sot në rreth 90% të kompanive, skemat e kanalizimeve janë thjesht me gravitet,
pa ngritje mekanike dhe nuk janë futur impiantet e trajtimit të ujërave të
ndotura, të cilat rrisin ndjeshëm tarifën e ujit. Për shembull, në rastin e Korçës
apo të Pogradecit, ku janë futur në shfrytëzim impiantet e trajtimit të ujërave
të ndotura, tarifat janë dyfishuar për këto shërbime. Për sa i takon 75%-shit
të normës së arkëtimit pavarësisht arsyeve objektive dhe subjektive është
përkeqësim dhe një situatë e keqe. Matësit janë nga më të thjeshtat, manuale,
deri tek inteligjentet. Kostoja e tyre shkon nga 10 euro deri në 250 euro. Në
rastin e Fierit, për shembull, para 3 vjetësh aplikohej skema e matësve
inteligjentë dhe ne ndërhymë, dhamë opinionin tonë që kjo kompani nuk i ka
kushtet për të instaluar matësit inteligjentë, sepse rreth 60% të rrjetit të
shpërndarjes e ka të pa rinovuar. Matësi inteligjent është një pajisje shumë e
mirë, por duhet të kesh një rrjet të sigurt, një rrjet që nuk ka humbje. A zbatohen
detyrimet që përcakton Ligji nr. 8102, duke e konsideruar si detyrim, përmirësimet
e nevojshme të instrumenteve rregullatorë të furnizimit normal me ujë? Në
lidhje me cilësinë e ujit ka shqetësim të madh. Shqipëria është vendi i dytë në
Evropë për sa u takon rezervave hidrike dhe për fat të mirë këto rezerva janë
me cilësi të mirë dhe është e pafalshme që sot në vitin 2014 qytetarët
shqiptarë të mos kenë ujë 24 orë dhe ta pinë ujin nga rubinetet. Problemet janë
të shumta: trashëgimia, situata me rrjetet etj., etj. Megjithatë, përmes
instrumenteve janë 18 marrëveshje bashkëpunimi me Institutin e Shëndetit Publik
për ndjekjen e cilësisë së ujit. Në fakt për kostot e shërbimeve qeveria ka
dhënë subvencion, i cili deri tani u jepej kompanive për të mbuluar disa fatura
të energjisë elektrike dhe sigurimet shoqërore… Por kostoja e ujit në Shqipëri,
vazhdon të jetë tepër e lartë. Përse?!

 

A i ka këto realisht këto parametra pastërie e sigurie, uji
që çohet në familjet e shqiptarëve?

 

 

 

Njësia
matëse

Norma

Vlera
maksimale

e
lejuar

Shënime

Metoda

e
përcaktimit

 

 

 

 

NGJYRA

mg/l

1,00

20

STASH
2639/14:1989

Turbulenca

mG/l
SiO2 NTU

1,00
0,40

10 4

STASH
2639/14:1989

Aroma

Numri
i Hollimit

0,00

në 12
gradë C

në 25
gradë C

STASH
2639/14:1989

Shija

Numri
i Hollimit

në 12
gradë C

në 25
gradë C

STASH
2639/14:1989

Temperatura

Gradë
C

8-15

20

STASH

Përqendrimi
i Joneve H +

Ph

6.5:8.5

9,5

STASH
2639/14:1989

Përcjellshmëria
Elektrike

^S
Cm-1 në 20 gradë

400,00

Sipas
mineralizimit


ujit

STASH
2639/14:1989

Fortësia

e
Përgjithshme

Gradë
Gjermane

10-15

20

STASH

Nitratet

mg/l
(NO3)

25,00

50

STASH

Nitritët

mg/l
(NO2)

0,00

0,05

STASH

Amoniaku

mg/l
(NH4)

0,00

0,05

STASH

Klori
i lirë

mg/l

0,30

0,5

STASH

Koliformet
Totale

N/100
ml

0,00

STASH

Koliformet
Fekale

N/100
ml

0,00

STASH

Streptokoku

N/100
ml

0,00

STASH

Streptokoku
Fekal

N/100
ml

0,00

STASH

Vlera
Totale

N/100
ml

0,00

STASH