Ilda Bejleri habit kur flet për meshkujt

521
Ilda Beljeri është gjithmonë në qendër të vëmendjes.
Moderatoja e SuperSport e ftuar në emisionin “Një kat më lart”, të moderatorit Ermal Peçi ka thënë: “Nuk mund të them kurrë që s’mund të jem në një lidhje më një futbollist, por nuk e di pse gjithmonë duan të më lidhin me ta. Nuk ka lidhje profesioni, por njeriu që do zgjidhja. Partneri im aktual nuk është futbollist…”, tha fillimisht Ilda.
Bukuroshja është përfolur shpesh për lidhjet e saj me futbollistët e Kombëtares, por ajo nuk e ka pranuar asnjëherë se ka pasur lidhje me ndonjë nga djemtë kuqezi.
E më pas ajo me një batutë duke përfshirë futbollin ka shtuar: “Porta ime është shumë e vogël, duhet ta marrësh shënjestrën shumë mirë…”, duke nënkuptuar se në zemrën e saj nuk mund te hyjë kushdo.
Sigal