Ambasada e SHBA reagon për zjarret: Do të qëndrojmë gjithmonë krah Shqipërisë në kohë nevoje

192
Sigal

Diitët e fundit, vendi jonë është në një ‘luftë’ me zjarret masive, të cilat po përhapen shpejt duke përfshirë pjesë të pyjeve, bimësinë e ulët, barin në afërsi të sipërfaqeve bujqësore,  deri tek zona të cilat është e vështirë të arrihet, duke ju afruar në disa raste edhe zonave të banuara.

Kushtet e veçanta të kohës, temperaturat e larta, era e fortë dhe koha e thatë, ndikojnë në krijimin dhe përhapjen e zjarrit.

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pak më parë për situatën e krijuar nga zjarret në Shqipëri, duke u solidarizuar me të prekurit.

Në një video të publikuar në Facebook nga aksioni i Forcave të Armatosura nga ajri, ambasada shkruan se SHBA-të kanë qenë dhe do të qëndrojnë gjithmonë krah Shqipërisë në kohë nevoje.

Ambasada shprehet më tej se ka dhuruar pajisjet për shuarjen e zjarrit si: kova Bambi”, kostume zjarrfikësish, sëpata, lopata dhe pajisje personale mbrojtëse. “Kovat Bambi”.

Postimi i plotë i ambasadës së SHBA:

Lutjet tona shkojnë për ata që janë prekur nga vatrat e zjarreve në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe do të qëndrojnë gjithmonë krah Shqipërisë në kohë nevoje. Në këtë video, burrat dhe gratë e guximshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare përdorin pajisje të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara ndërsa luftojnë me zjarret në jug të vendit. Pajisjet për shuarjen e zjarrit janë pjesë e një dhurimi prej 360,000 dollarësh të bërë nga Komanda Europiane e Shteteve të Bashkuara në vitin 2019. Ato përfshinin “kova Bambi”, kostume zjarrfikësish, sëpata, lopata dhe pajisje personale mbrojtëse. “Kovat Bambi”, të përdorura në këtë video, mbajnë ujë nëpërmjet helikopterëve dhe u mundësojnë atyre të mbushin sasi të mëdha në kohë të shkurtër, në mënyrë që të shuajnë zjarrin. #KrahPerKrah