IKMT nis prishjen e disa objekteve në Shkodër

83
Inspektoriati i Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka filluar sot aksionin për prishjen e disa objekteve në qytetin e Shkodrës. Ky aksion i vjen në mbështetje rikonstruksionit të stadiumit “Loro Boriçi. IKMT ka deklaruar se objektetet që do të prishen janë një katëshe me funksione të ndryshme biznesi.

Banorët kanë kundërshtuar ndërhyrjen e fadromave duke u shprehur se nuk kanë marrë asnjë njoftim, ndërsa kanë deklaruar se një pjesë që preket nga ky projekt nuk janë shpronësuar. Ndërkohë pak ditë më parë familjet që preken nga projekti zhvilluan disa protesta pasi kundërshtonin vlerën e përcaktuar për kompensim.