Yuri Kim takon Begajn: Përgëzime Shqipëri për mikpritjen në Samit, Amerika mbështet çdo hap

99
Sigal

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka takuar ditën e sotme Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Ambasadorja ka theksuar mbështetjen e SHBA-së për rrugën e Shqipërisë drejt BE dhe shprehet entuziaste për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve. Ajo ka përgëzuar Shqipërinë për mikpritjen e treguar në Samitin e djeshëm BE-Ballkani Perëndimor.

Yuri Kim: “Faleminderit President Bajram Begaj për mundësinë që më dhe për të shprehur mirënjohjen lidhur me mikpritjen e Shqipërisë në samitin BE-Ballkani Perëndimor. Është hera e parë që ky Samit mbahet jashtë Brukselit.

Amerika mbështet fuqimisht përpjekjet e Shqipërisë  për të ndërmarrë hapat e nevojshëm duke përfshirë reformën në drejtësi, drejt rrugës në BE. Ne rishikuam gjithashtu arritjet në vitin 2022, si aleatë të NATO -s, anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe miqtë më të mirë, që i sollën marrëdhëniet SHBA-Shqipëri në nivele të larta historike.

Mezi presim të bëjmë edhe më shumë së bashku në 2023 për të forcuar bashkëpunimin amerikano-shqiptar në demokraci, mbrojtje dhe biznes.”