Fundjava ka sjellë fluks të shtuar të automjeteve në disa nga akset kryesore të vendit.
Raportohet se aksi Tiranë-Elbasan ka pasur këtë pasdite një trafik të rënduar, ku qindra automjete kanë pritur në radhë, sidomos në rreth-rrotullimin pranë Bradasheshit.
Fluksi në rrugët e vendit është shtuar për shkak të ardhjes së shumë turistëve dhe emigrantëve gjatë gushtit.
























