Sigal

Zbardhet arsyeja se përse para dy ditësh 30 vjeçari Çlirim Kasa nga Elbasani i vuri flaken shtëpise së vjerrit pas një konflikti me këtë të fundit. Mësohet se 30 vjeçari ishte babai i një vajze, por së fundmi bashkëshortja kishte lindur një djalë. Pa pëlqimin e gruas i riu kishte vendosur t’ia jepte djalin vëllait, i cili nuk mund të kishte femije prej vitesh.

Ky ka qenë momenti kur kane nisur dhe konfliktet në familje. Vjehrri i cili vet nuk kishte mundur të kishte djale, por vetëm vajza i ka kërkuar dhendrrit të mos ia japë të voglin vëllait, por të lindte një fëmijë të tretë për të, shkruan Faxweb.

Këtë gjë Çlirim Kasa nuk e ka pranuar dhe në një moment tensioni i ka vënë flaken shtëpisë, duke e spërkatur fillimisht me benzinë. Nga djegija e banesës të zotët regjistruan dëme të medha, pasi një pjesë e bagëtive gjendeshin në bodrumin e shtëpisë dhe nuk u munden të nxirreshin jashtë nga i zoti, por edhe gruri e materiale të tjera nuk munden të shpëtonin.

Ndërsa 30 vjeçari u shoqërua në komisaritin e policisë Elbasan, mësohet se i porsalinduri gjendet në shtëpinë e xhaxhait, pasi u dhurua nga i ati.

Komunikata:

Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestua në flagranc shtetasi :

Çlirim  Kasa, 30 vjeç, banues në fshatin Reçan, Elbasan.

Pasi në fshatin Reçan, Elbasan  në konflikt e sipër për motive të dobëta me vjerrin, shtetasin M.S., 63 vjeç,  i ka vënë zjarrin  banesës  së vjerrit.

Si pasojë e flakëve  është djegur plotësisht banesa e shtetasit M.S. Nga zjarri nuk ka asnje person të lënduar.

Materialet i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Dhuna në familje”, të parashikuar nga nenet 151/2 , 130/a të Kodit Penal.