Dy të moshuar kanë rënë pre e dhunës brenda banesës së tyre në Durrës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në lagjen 15 në Spitallë të Durrësit, ku çifti i të moshuarve kanë mbetur të plagosur rëndë.
Mësohet se çifti me mbiemrin Ymeri, me origjinë nga Pogradeci janë dërguar sot me urgjencë në spitalin e Traumës për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Mësohet se dy të moshuarit jetonin vetëm pasi fëmijët i kishin në Greqi.
Dyshohet se një person u ka fikur dritat dhe ka hyrë në banesë ku i ka dhunuar. Ai i ka goditur në kokë me mjete të rënda, ndërsa nuk ka grabitur asgjë duke hequr pistën e mundshme se ngjarja ka ndodhur për shkak të një grabitjeje.
Dyshimet janë që autori mund të ketë konflikt me familjarët ose fëmijët e çiftit.