Dyshohet se kërcënoi me pistoletë një të ri, arrestohet 32-vjeçari në Berat

236
Sigal

Një 32-vjeçar me iniciale A.L. është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka kërcënuar me armë një 26-vjeçar pranë tregut të mallrave të përdorura në Berat.

Ky i fundit ishte dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike).

32-vjeçari, kur ka parë shërbimet e Policisë ka tentuar të largohet me shpejtësi, por është kapur pas disa minutash ndjekjeje.

Njoftimi i policisë:

Kanosi për motive të dobëta me armë zjarri një shtetas dhe tentoi të largohej, kapet gjatë ndjekjes nga Policia 32-vjeçari. Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. L., 32 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “30 Vjetori”, te tregu i mallrave të përdorura, ka kanosur për motive të dobëta, me armë zjarri pistoletë, shtetasin E. P., 26 vjeç, banues në lagjen “Jani Vruho”, Berat (i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike). 32-vjeçari, kur ka parë shërbimet e Policisë ka tentuar të largohet me shpejtësi, por është kapur pas disa minutash ndjekjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike.